Politike

VIDEO/ Meta pret në takim Sassolin: Zbatimi i ligjit dhe dialogu, pikat kyçe në rrugën drejt BE-së

3 Shkurt 2020, 16:31 Nga DOSJA
VIDEO/ Meta pret në takim Sassolin: Zbatimi i ligjit dhe dialogu, pikat

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Presidentin e Parlamentit Europian, David Sassolin. Meta vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që Parlamenti Europian i ka dhënë procesit të integrimit europian të Shqipërisë. Në këtë kontekst Presidenti mirëpriti takimin e organizuar së fundmi nga Presidenti Sassoli me kryetarët e Parlamenteve të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe angazhimet e përbashkëta të shprehura në konkluzionet e këtij takimi të nivelit të lartë.

Sipas njoftimit nga presidenca, Meta në këtë takim theksoi rëndësinë që kanë sundimi i ligjit dhe dialogu gjithëpërfshirës e jo-konfrontues në zbatimin e prioriteteve që lidhen me çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE, si dhe për arritjen e standardeve europiane të një demokracie parlamentare.

Më tej në njoftim thuhet se Presidenti mirëpriti gatishmërinë e shprehur nga Presidenti Sassoli për të ndihmuar në tejkalimin e krizës, çka do të çonte në një zbatim më të shpejtë dhe të besueshëm të 9 prioriteteve të Bundestagut. Presidenti Meta përshëndeti edhe angazhimin për të rritur besueshmërinë dhe efikasitetin e procesit të zgjerimit të BE drejt Ballkanit Perëndimor, përmes një qasjeje më demokratike, më transparente, dhe më pranë qytetarëve.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike david sassoli david sassoli ne tirane ilir meta sassoli takohet me meten david sassoli david sassoli ne tirane ilir meta sassoli takohet me meten

Sondazh

Poll