Politike

Presidenti i PE flet para deputetëve: Ballkani Perëndimor duhet të jetë në union, ka një ngadalësim, por nuk është ‘J

3 Shkurt 2020, 14:37 Nga DOSJA
Presidenti i PE flet para deputetëve: Ballkani Perëndimor duhet

TIRANË- Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, ka marrë pjesë sot në seancën plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku ka dhënë disa mesazhe të rëndësishme. Në fjalën e tij Sassoli foli për integrimin në BE, duke thënë se ka një ngadalësim, por nuk duhet të merret si një jo. Po ashtu tha se Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e unionit dhe të gjithë të rinjtë t’i shikojnë njësoj.

Një koment e pati dhe për paketën anti-KÇK, ku shtoi se  Shqipëria ka marrë një përvojë evropiane dhe gjithçka duhet të jetë brenda të drejtave të njeriut.

Ne duhet t’i bëjmë të mundur hartës së Evropës që të mbushë një boshllëk, që vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Shqipëria të jenë pjesë e saj. Duhet ta bëjmë këtë gjë që të rinjtë të kenë një shikim të përbashkët. Duhet ta shikojmë këtë me optimizëm. Integrimin evropian duhet parë më bësim. Ne mendojmë se së bashku është e mundur të bëhen të gjitha, jemi të bindur se ky ndalim nuk është një jo, është një ngadalësim, siç ndodh në jetë politike. Patëm mundësi të shikonim se si do reagonin të gjithë dhe ju nuk hoqet dorë nga reformat . Kemi vështirësi shumë serioze, lufta kundër korrupsionit kundër krimit të organizuar, duhet të vijonë. Pata mundësi që shumë përvoja nga vendi juaj po përdoren dhe këtu, dhe reforma që ka prezantuar nga qeveria është një përvorjë  e jona, e një përvojë Evropiane. Dhe duhet të mbetet brenda të drejtave të njeriut”, tha Presidenti i PE.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike david sassoli david sassoli ne tirane presidenti i parlamentit evropian david sassoli david sassoli ne tirane presidenti i parlamentit evropian

Sondazh

Poll