Politike

Anti-KÇK-ja/ Rama i përgjigjet PD-së: Asnjë surprizë, s’keni parë gjë akoma, ushqeheni me krimin

3 Shkurt 2020, 13:50 Nga DOSJA
Anti-KÇK-ja/ Rama i përgjigjet PD-së: Asnjë surprizë,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur opozitës, e cila ka kritikuar duke kundërshtuar aktin normativ special anti-KÇK-së. Në një postim në Twitter, Rama shprehet se nuk është asnjë surprizë, por shton se nuk kanë parë gjë akoma. Sipas Ramës, opozita ushqehet me krimin, duke e pasur si një mjet politik kundër qeverisë.

“PD ve në dyshim kushtetutshmërinë e paketës antiKÇK? Asnjë suprizë! As kanë parë gjë akoma po as kemi dëgjuar gjë akoma nga goja e tyre! Krimin e kanë mjet politik kundër qeverisë, por s’e kanë pasur kurrë në shënjestrën e tyre!Përkundrazi!E kanë udhqyer e janë ushqyer prej tij”, shkruan Rama në Twitter.

Postimi i Ramës vjen, pas deklaratave të Enkelejd Alibeajt, i cili tha se lufta kundër krimit të organizuar është propagandë dhe tallje e Edi Ramës me shqiptarët, në përpjekje për të të mbuluar bashkëqeverisjen e tij me krimin.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama enkelejd alibeaj rama prezanton anti kçk edi rama enkelejd alibeaj rama prezanton anti kçk

Sondazh

Poll