Politike

Anti-KÇK-ja përplas PD me Edmond Begon. Avokati Leka: Është i pastër, është verifikuar nga Prokuroria. Hasa: Balla të da

3 Shkurt 2020, 15:35 Nga DOSJA
Anti-KÇK-ja përplas PD me Edmond Begon. Avokati Leka:

TIRANË- Miratimi i paketës anti-KÇK nga qeveria shqiptare ka risjellë në vëmendjen e Partisë Demorkatike, akuzat kundër Edmond Begos. Në një reagim zyrtar, ish-deputeti i PD, Enkeleid Alibeaj u shpreh se sulmi kundër KÇK-së të nisë nga Edmond Bego. Menjëherë pas këtij reagimi ka ardhur dhe një përgjigje nga avokati i Begos, i cili tha se nëse PD ka prova, të shkojë në Prokurori dhe sulmet i quajti mbrotje për njerëzit e vet.

“Është verifikuar pasuria dhe aktiviteti i Begos, tre herë, pas akuzave të PD. Si duket PD dhe përfaqësuesit e saj nuk kanë me çfarë të merren dhe godasin Begon. Në asnjë rast, Edmond Bego dhe shoqëria që ai përfaqëson nuk ka asnjë tender të marrë nga ana e bizneseve, akuzat janë flluskë sapuni, verifikimet janë bërë nga Prokuroria dhe nuk ka rezultuar asgjë. Alibeaj duhet të ketë parasysh dhe ngjarjet që kanë ndodhur në Gjermani dhe që i ka njerëz të vetët, meqë ka merak ligjin anti-KÇK. Ai po sulmon tjerët për të mbrojtur njerëzit e vetë. Megjithatë, PD është e hapur t’i drejtohet drejtësisë për të gjitha pasuritë e Begës. Kjo është një politikë që nuk përballohet më, nuk mund të vazhdohet kështu”, u shpreh avokati Ardian Leka për News 24,

Por pas këtij reagimi, ku u paralajmërua dhe një padi, sërish PD nuk u ndal. Këtë herë me deputetin, Endri Hasa, akuzat u drejtuan  edhe ndaj deputetit Taulant Balla. Sipas Hasës, Balla mos të fshihet pas avokatit të mikut të tij trafikant droge, por të dalë nga skuta luksoze e ta mbrojë vetë Begon

“Taulant Balla ? të mos fshihet pas avokatit të mikut të tij trafikant droge, por të dalë nga skuta e tij luksoze dhe ta mbrojë vetë Edmond Begon. Pasuria e mikut të Taulant Ballës duhet të jetë që sot objekt verifikimi nga ligji anti KÇK, pasi Edmond Bego është i dënuar për trafik ndërkombëtar droge.

Pas miqësisë me Taulant Ballën, Edmond Bego ka marrë mbi 14 milionë euro para publike në mënyrë të paligjshme. ? 1. A gjen dot Policia rrugën që të verifikojë mikun trafikant droge të Taulant Ballës?  2. A do të verifikojë edhe pushtetarët që po e mbështesin atë për të pastruar paratë e drogës me projektin 60 milion euro të zhvendosjes së Lumit Lana? Me propagandë bajate nuk mund të mbulohet dot e vërteta: KÇK nuk e lufton dot KÇK!☠”, shkruan Endri Hasa.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edmond bego endri hasa pd sulmon edmond begon taulant balla edmond bego endri hasa pd sulmon edmond begon taulant balla

Sondazh

Poll