Politike

Kryeministri Rama i çon letër homologut kinez për Koronavirusin: Jemi pranë jush! Sapo kaluam një tërmet shkatërrues, e d

3 Shkurt 2020, 16:15 Nga DOSJA
Kryeministri Rama i çon letër homologut kinez për

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një letër homologut të tij kinez Li Keqiang, ku e ka ngushëlluar lidhur me jetët e humbura nga koronavirusi. Në letrën e dërguar, Rama i ka shprehur homologut të tij solidaritetin e popullit shqiptar.

Rama gjithashtu i shkruan për tërmetin e 26 nëntorit, duke e marrë si shembull se si mbështetja e vendeve të tjera e bën më të lehtë dhimbjen.

“Më lejoni të shpreh solidaritetin e Shqipërisë dhe popullit tonë me atë kinez lidhur me shpërthimin e koronavirusit që ka prekur qytetin e Ëuhanit. Ju shpreh ngullëshimet e mia për të gjitha jetët e humbura dhe i urojë shërim të shpejtë të gjithë të prekurve. Kam ndjekur zhvillimet e fundit dhe uroj që qeveria kineze dhe populli kinez të tejkalojnë këtë situatë. Po e shfrytëzoj këtë rast për të shprehur edhe vlerësimin e punës së autoriteteve dhe personelit mjekësor që po punon për të luftuar virusin. Ne sapo i mbijetuam një tërmeti shkatërrues që preku vendin më 26 Nëntor të vitit të kaluar dhe plagët tona janë ende të hapura, kështu që ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e solidaritetit dhe ndihmës mes popujve në kohë të tilla të vështira. Ju lutem pranoni se populli dhe qeveria shqiptare qëndron pranë jush në këtë krizë“, shkruan Rama.

Koronavirusi në Kinë u ka marrë jetën 362 personave dhe ka prekur mbi 17 mijë të tjerë, edhe jahstë Kinës.  Organizata Botërore e Shëndetit ka shpallur gjendjen e emergjencës botërore për shkak të shpejtësisë me të cilën po përhapet Koronavirusi, por nga ana tjetër edhe shumë vende të tjera kanë mbyllur kufinjtë me Kinën në mënyrë që të shmangin përhapjen e këtij  virusi vdekjeprurës. Vende si Italia, Gjermania, Greqia, Rusia, Britania e Madhe dhe Amerika kanë anuluar çdo flurturim drejt Kinës dhe anasjelltas në mënyrë që hapësirat për përçimin e Koronavirusit të jenë më të vogla.

Ndërkohë po punohet për krijimin e vaksinës kundër virusit, por sipas shkencëtarëve kjo vaksinë mund të jetë gati pas 8 ose 12 muajsh. Koronavirusi në Whan u përhap nga një treg i hapur, që punonte ilegalisht në shitjen e ushqimeve të gjitarëve që mendohet që përhapën  Koronavirusin, si gjarpërinjtë, lakuriqi i natës dhe minjtë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama kine koronavirusi në kinë edi rama kine koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll