Politike

ME VIDEO/ ‘Dritëroi a Kadareja a ku di unë… armiku të ha pika-pika’, GAFA e Lefter Maliqit në Kuvend, s’i dridhet qe

3 Shkurt 2020, 15:37 Nga DOSJA
ME VIDEO/ ‘Dritëroi a Kadareja a ku di unë… armiku

TIRANE- Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë mund të fitojnë çmime për paditurinë që shfaqin sapo u jepet rasti. Nga Kujtim Gjuzi, tek Majlinda e famshme e ‘koperatës’, sot në Parlament na përshëndet deputeti i futur nga listat e Lulzim Bashës, Lefter Maliqi. Maliqi ishte shumë i revoltuar me situatën në burgje, me krimin që ka dalë duarsh, e me ministren Etilda Gjonaj dhe drejtorin e Burgjeve, Agim Ismaili.

Dyshja e dyshimtë, Gjonaj-Ismaili, që ende nuk po merret vesh se çfarë po bëjnë me rendin në institucionet e vuajtjes së dënimit, kanë irrituar aq shumë Lefter Maliqin, saqë për të thënë atë që duhet të thoshte kërkoi nëpër skutat e kujtesës, thënie nga autorë shqiptarë.

Mund të zgjidhte një proverb popullor, për t’i shpëtuar vetes sqarimin e autorit, por jo. E donte edhe autorin, dhe letërsia duket se nuk ka qenë pika e fortë e Lefterit në formimin e tij intelektual.

“Nuk thotë kot Dritëroi a Kadareja, po Agolli mesa di unë, kurrë mos e mbaj mik tjetrin që është i keq se të prish punë… po e mbajte armik të ha pika pika, dhe le ta marrë Fiks-i e kush të dojë”-tha Maliqi.

Kjo gafë, ku ngatërrohet Ismail Kadare me Dritëro Agollin, nuk e ka trembur deputetin që siç shihet edhe në videon e dosja.al, thotë se “mund të më marrë edhe Fiksi-i. “

Dosja.al për t’i ardhur në ndihmë Kuvendit, shqiptarëve por edhe Maliqit, shpreh gatishmërinë për t’i blerë një kopje të librit me aforizma të Dritëro Agollit, me titull Nulla dies sine linea”, që shqipërohet: asnjë ditë pa një vijë, ku bën pjesë edhe aforizma që bëri lëmsh Lefter Maliqin. “Ta kesh mik të prish punë, ta kesh armik të ha m*në”.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dritero agolli gafa e lefter maliqit lefter maliqi dritero agolli gafa e lefter maliqit lefter maliqi

Sondazh

Poll