Politike

Lufta me “KÇK”, presidenti i PE-së: Jam i lumtur që reforma ka frymë italiane, rezultati do të jetë i madh (VD)

3 Shkurt 2020, 11:57 Nga DOSJA
Lufta me “KÇK”, presidenti i PE-së: Jam i lumtur që

TIRANE– Davide Sassoli, president i Parlamentit Evropian shprehu mbështetjen për paketën ‘Anti-“KÇK’. Sassoli tha se kjo do të rrisë sigurinë në vend, dhe nuk e fshehu lumturinë, kur tha se si italian që është, ndjen gëzim që paketa ka frymë italiane.

Davide Sassoli: Paketa që u miratua në fund të javës kishte disa vërejtje specifike për luftën ndaj krimit. Të përshtaten disa standarte dhe të jemi përballë krimit të organizuar. Kjo do të rrisë sigurinë në vend dhe do të rritë kapacitetet e bashkëpunimit. Jam i lumtur që kjo reformë ka frymë italiane. Ne kemi disa 10-vjeçarë që luftojmë përballë krimit. Rezultati do të jetë i madh dhe i rëndësishëm. Ne duhet të arrijmë të hapim procesin e anëtarësimit, dhe kjo pastaj nënkupton që duhet të bëjmë reforma për të arritur standartet evropiane.

Deklarata e Sassolit u bë gjatë një konferencë që ai zhvilloi krah kryeministrit Edi Rama.  Sassoli ndodhet në Shqipëri në kuadër të një vizite 2-ditore. Ndërkohë që nga sot, hyn në fuqi paketa anti-KÇK, e cila ka në fokus luftën ndaj krimit të organizuar dhe eksponentëve kriminalë, që pastrojnë paratë përmes bizneseve dhe parave të fituara përmes aktivitetit kriminal.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike anti-kçk-ja zbret në terren davide sassoli miratohet paketa anti-kçk anti-kçk-ja zbret në terren davide sassoli miratohet paketa anti-kçk

Sondazh

Poll