Politike

Lobimi i Tahirit në SHBA/ Lefter Maliqi: Më vjen mirë, është luftë brenda llojit, ish-ministri është i zhgënjyer nga Ra

3 Shkurt 2020, 13:15 Nga DOSJA
Lobimi i Tahirit në SHBA/ Lefter Maliqi: Më vjen mirë,

Tiranë- Deputeti Lefter Maliqi ka deklaruar se Saimir Tahiri me lobimin në SHBA ka nisur luftën brenda llojit dhe se sipas tij ish-ministri është i zhgënjyer nga kryeministri Edi Rama.

Mua më vjen mirë që ka filluar lufta brenda llojit dhe meqë mori këtë dënim kërkon të takohet me strukturat e SHBA-së, Saimir Tahiri ka një zhgënjim nga Rama dhe një luftë me Veliajn, ka filluar një përplasje mes palëve, ju shërben socialistëve. Jam i bindur, që kjo duhet pastruar dhe të vijnë figura të reja të PS-së. Është paguar 20 mijë euro” deklaroi ai për Report Tv.

Ish-ministri  Saimir Tahiri, ka angazhuar një kompani amerikane për të komunikuar me “komunitetin politik dhe atë të inteligjencës në Shtetet e Bashkuara”. Sipas dokumentacionit të regjistuar në FARA, Tahiri ka angazhuar kompaninë amerikane për ta ndihmuar në komunikimet me anëtarët e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Departamentin e Shtetit, Departamentin e Drejtësisë dhe komunitetin e inteligjencës, në lidhje me dorëheqjen e tij nga qeveria dhe çështjet që ndërlidhen me betejën e tij ligjore në Shqipëri.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lefter maliqi saimir tahiri lefter maliqi saimir tahiri

Sondazh

Poll