Politike

‘Kujt t’ja jepnim në dorë’/ Rama rrëfehet pse vonoi lufta me krimin: S’kishim SPAK-un, duhet durim për të parë rez

3 Shkurt 2020, 12:07 Nga DOSJA
‘Kujt t’ja jepnim në dorë’/ Rama rrëfehet pse

TIRANE- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj kritikëve që arsyetojnë pse ka vonuar lufta frontale e shpallur tashmë me paketën Anti-“KÇK’. Nga konferenca me presidentin e PE-së, i cili shprehu mbështetjen për këtë paketë, Rama tha se më herët shteti nuk e luftonte dot krimin, pasi në sistem kishte gjyqtarë dhe prokurorë që janë të lidhur me krimin.

Edi Rama: Paketa Anti-“KÇK’. është prova e asaj që do të bëjmë. Do të hyjmë në një fazë tjetër. Por duhet kohë dhe duhet durim. Ata që nuk e justifikojnë dot pasurinë do e humbasin. Ka nga ata që thonë se pse nuk u bë kjo më përpara, se bënim dot më përpara se s’kishim SPAK. Kujt t’ia çonim? Gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë për të ikur. Sot jemi në kushtet që kemi organet e reja të drejtësisë.

Deklarata e kryeministrit Edi Rama u bë gjatë një konferencë që ai zhvilloi krah presidentit të Parlamentit Evropian, Davide Sassoli i cili ndodhet në Shqipëri në kuadër të një vizite 2-ditore. Ndërkohë që nga sot, hyn në fuqi paketa anti-KÇK, e cila ka në fokus luftën ndaj krimit të organizuar dhe eksponentëve kriminalë, që pastrojnë paratë përmes bizneseve dhe parave të fituara përmes aktivitetit kriminal.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike anti-kçk-ja zbret në terren davide sassoli edi rama anti-kçk-ja zbret në terren davide sassoli edi rama

Sondazh

Poll