Politike

“Mos më trego kafenetë mua, kam lidhjet e mia”, Etilda Gjonaj nxjerr ‘zbuluar’ informatorët e Lefter Maliqit: Ju ngat

3 Shkurt 2020, 12:14 Nga DOSJA
“Mos më trego kafenetë mua, kam lidhjet e mia”, Etilda

TIRANË– Në seancën e sotme plenare, u zhvillua një interpelancë mes deputetit të opozitës Lefter Maliqi dhe ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Gjatë fjalës së tij Maliqi hodhi akuza mbi administratën në burgje, ku tha se janë bërë si KÇK, ndërsa ministrja Gjonaj i është përgjigjur që t’i marrin informacionet të sakta për këtë dhe jo nëpër kafene, pasi sipas saj edhe mund t’i ngatërrojnë kastile.

Pjesë nga fjala e Etilda Gjonajt:

Një pjesë të mirë të informacionit ose e keni të vjetëruar të shumë viteve më parë, ose do t’ju sugjeroja që të mos merrni informacion vetëm nëpër kafene ku ish-drejtues, persona të shkarkuar ju japin të dhëna, por nuk janë fakte. Ju ngatërrojnë mbase edhe kastile, por shikojini më mirë me qëllim që kur të vini në interpelancë mos flisni gjëra të paqena.

Pjesë nga fjala e Lefter Maliqit :

Interpelanca bëhet më shumë për shqiptarët, faktet janë kokëforte. Mos më trego kafenenë mua. Unë me të gjithë që kam punuar do të takohem. Po ti informacionin e ke nga shoferi jot. Unë piva kafe me zotin Kaçorri, por rastin e Kaçorrit unë e zura shumë pak. Zura raste të tjera. Nëpër kafene do ti marr informacionet sepse kam lidhjet e mia, të miqve të mi etj. Ju po thoni zbatuat ligjin, kush do t’i mbajë përgjegjësitë për këta që fitojnë gjyqet. Ku e keni Arben Çukon, Stefan Çipen. Më vjen keq për ty, nuk kam asgjë personale, ti e bën shumë mirë detyrën aty ku të orientojnë, por kjo është një e vërtetë e zeza mbi të bardhe se çfarë ndodh në administratën e shtetit dhe më sistemin e burgjeve dhe si ndërhyn politika ndaj këtyre njerëzve. Situata është e zezë si në administratën e burgjeve ashtu edhe jashtë. 

(a.m/dosja,al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike etilda gjonaj lefter maliqi seancë plenare 3 shkurt 2020 etilda gjonaj lefter maliqi seancë plenare 3 shkurt 2020

Sondazh

Poll