11 Shtator 2025, 13:53
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sqaruar qëndrimin e opozitës për vendimin e hyrjes në Kuvend. Duke folur gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, Kryedemokrati u kërkoi demokratëve mirëkuptim dhe theksoi se pjesëmarrja në Kuvend është një domosdoshmëri strategjike në betejën për të çmontuar narko-diktaturën dhe për t’u dhënë zë shqiptarëve të pambrojtur nga makineria propagandistike e qeverisë.
"Prandaj, dhe ne mirëkuptojmë këta demokratë që kanë instinkte politike shumë të zhvilluara, integritet dhe mendojnë se ne po bëjmë një gabim të rëndë që po hyjmë në parlament. Tani, unë i ftoj ata të ndalen në një moment fondamental. Dhe që ne demokratët për fatin më të keq, në tërësi nuk e kemi parasysh. Efektin shkatërrimtar të censurës mbi ne. Ne mendojmë se flasim me njëri-tjetrin, dalim edhe në një studio diku dhe komunikuam me zgjedhësit, në një kohë kur studimi tregon se aksionet tona të komunikimit janë as një e dhjeta e atyre të qeverisë.
Në këtë kontekst, unë në emër tuaj u them demokrateve dhe demokratëve, që mbetën zemërthyer nga vendimi i djeshëm i kryesisë, se prania jonë në parlament, duke qenë zëri i tyre, është absolutisht në kushtet e territ të narko-diktaturës, e një rëndësie në vlerësimin tim jetik për realizimin e qëllimeve tona. Dhe u garantoj të dashur miq që na ndiqni dhe që më keni dërguar mesazhe, se Edi Rama do festonte sonte në qoftë se ne do kishim vendosur të mos ishim në parlament. Por nuk injoroj asnjë nga arsyet dhe shkaqet që ju rreshtoni për të mos qenë në parlament.
Por gjithmonë ka në shkaqe dhe pasoja një hierarki dhe ti je i detyruar të gjykosh mbi bazën e hierarkisë së tyre.
Unë u them këtyre miqve tanë, me shumë respekt, se duam apo nuk duam ne, pasqyra mediatike kryesore është parlamenti. Është pasqyrë, ndaj dhe në qoftë se duam ta mbyllim për opozitën këtë pasqyrë dhe në bindjen time më të thellë- ndoshta jam gabim sepse nuk jam i pagabueshëm- ne do bënim një gabim me pasoja shumë ët rënda për opozitën. Pra, është një gjë madhore shumë.
Demokrate e demokratë, nuk duhet të harroni kurrë se diktaturat nuk kanë armë më të fuqishme se sa censurën dhe terrin informativ në të cilin e zhytin shoqërinë. Merrni ju lajmet e medieve kryesore, pyesni ata qëjanë në moshë më të shtyrë se ju a kanë një dallim nga televizioni i diktaturës këto mediat kombëtare, që fillojnë se erdhi jahti i një filan princi, ngjarje që nuk kanë asnjë lidhje me qytetarët shqiptarë. As me jetën e tyre, as me rrogën e tyre, as me pensionin e tyre, me asnjë gjë. Kanë vetëm me lustrën e narkodiktatorit. Ndaj dhe, me gjithë vështirësitë e atij vendimi, do të ishte, për mua, ua them këtu, jashtëzakonisht me pasoja për opozitën në betejën e vështirë shumë që ka ajo për të realizuar qëllimin e vet," tha Berisha.
sali berisha
Politike
11 Shtator 2025, 13:48
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar, nuk kurseu akuzat e d...
Politike
11 Shtator 2025, 13:17
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama prezantoi emrat e kabinetit të ri qeverisës në Asamblenë e Partisë Socialist...
Politike
11 Shtator 2025, 13:16
I.A
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vendosur në krye të Ministrisë për Pushtetin Vendor Ervin Demon. Gjatë fjalës së...
Politike
11 Shtator 2025, 13:16
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme me Toni Gogu do të jetë Ministër për Marrëdhë...
Politike
11 Shtator 2025, 13:15
I.A
Edi Rama
TIRANË- Qeveria e re po integron Inteligjencën Artificiale në proceset e saj, duke prezantuar “Diellën”, anët...
Politike
11 Shtator 2025, 13:12
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Adea Pirdeni dhe Majlinda Dhuka do të mbeten në tyre. Gjatë fjalës s&e...
Politike
11 Shtator 2025, 13:10
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në krye të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimeve Rurale do...
Politike
11 Shtator 2025, 13:09
I.A
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në krye të Ministrisë së Mbrojtjes do të konfimrohet në detyrë Pirr...
Politike
11 Shtator 2025, 13:02
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka spostuar Ulsi Manjën nga Ministria e Drejtësisë. Gjatë fjalës së tij, Ram...
Politike
11 Shtator 2025, 13:00
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit do të jetë në duart e Delin...