Politike

Rama: Ervin Demo, Ministër për Pushtetin Vendor

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, Rama deklaroi se Demo, është njeriu i duhur për këtë detyrë duke konsideruar punën e tij në drejtimin e punëve të bashkisë.

11 Shtator 2025, 13:16 Nga I.A

Rama: Ervin Demo, Ministër për Pushtetin Vendor

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vendosur në krye të Ministrisë për Pushtetin Vendor Ervin Demon. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, Rama deklaroi se Demo, është njeriu i duhur për këtë detyrë duke konsideruar punën e tij në drejtimin e punëve të bashkisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MIA (@mia.gov.al)

Demo ka lindur në Berat, në vitin 1982. Nga qershori 2019 ai ka mbajtur postin e Kryetarit të Bashkisë Berat.
Në vitin 2017 është emëruar Zëvendësministër i Arsimit Sportit dhe Rinisë, detyrë të cilën e ka mbajtur deri në fund të vitit 2018. Ndërsa gjatë viteve 2012-2016 ka qenë Zv/Rektor i Universitetit të Tiranës. Ervin Demo ka një karrierë të gjatë në institucionet e arsimit të lartë në vendin tonë. Që nga viti 2004, ka qenë pedagog me kohë të plotë pranë departamentit të Menaxhimit, në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.

ervin demo edi rama

Sondazh

Poll

Politike 11 Shtator 2025, 12:57 I.A

Rama: Mirela Kumbaro, ministre e Arsimit

Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Ministrinë e Arsimit do ta drejtojë Mirela Kumbaro. Gjatë fjalës s&eum...