Politike

Rama: Besfor Ramallari do të jetë Ministri i ri i Drejtësisë

Gjatë fjalës së tij, Rama ka deklaruar se Besfor Ramallari do të marrë detyrën e Ministrit të ri të Drejtësisë në vend. 

11 Shtator 2025, 13:02 Nga I.A
Rama: Besfor Ramallari do të jetë Ministri i ri i Drejtësisë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka spostuar Ulsi Manjën nga Ministria e Drejtësisë. Gjatë fjalës së tij, Rama ka deklaruar se Besfor Ramallari do të marrë detyrën e Ministrit të ri të Drejtësisë në vend. 

Besfort Lamallari ka lindur më 18 korrik 1987, në Peshkopi, Dibër. Ai mbajti postin e Zëvendësministrit të Brendshëm që nga 9 Tetori 2017. Lamallari ka përfunduar studimet universitare për Drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 2009. Në 2013 është diplomuar në Universitetin e Oksfordit në programin Master shkencor për Kriminologji dhe Drejtësi Penale.

Më herët ka ndjekur studimet pasuniversitare në Itali LL.M “Bashkëpunimi Ndërkombëtar kundër Krimit të Organizuar Transnacional”. Ai është trajnuar nga Këshilli Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë (DGAP), si dhe Akademia e Studimeve Politike – Program i Këshillit të Europës. Lamallari vjen nga një eksperiencë intensive kërkimore shkencore, nga e cila spikat roli i tij si hulumtues i pavarur dhe autor i një sërë studimesh në fushën e krimit të organizuar, radikalizmit dhe terrorizmit.

besfor ramallari edi rama

Sondazh

Poll

Politike 11 Shtator 2025, 12:57 I.A

Rama: Mirela Kumbaro, ministre e Arsimit

Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Ministrinë e Arsimit do ta drejtojë Mirela Kumbaro. Gjatë fjalës s&eum...