Politike

Edi Rama: Ministrja e Shtetit mbetet në detyre Adea Pirdeni dhe Majlinda Dhuka

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, Rama ka theksuar se Dhuka do të jetë Ministre e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë.

11 Shtator 2025, 13:12 Nga I.A
Edi Rama: Ministrja e Shtetit mbetet në detyre Adea Pirdeni dhe Majlinda
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Adea Pirdeni dhe Majlinda Dhuka do të mbeten në tyre. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, Rama ka theksuar se Dhuka do të jetë Ministre e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë.

Dhuka ka kryer detyrën e Ministres së Shtetit dhe Kryenegociatores. Më herët, ajo ka ushtruar disa funksione drejtuese si nëpunëse civile në drejtori dhe departamente si të legjislacionit; zhvillimit dhe planifikimit strategjik në Bashkinë e Tiranës, si dhe në bashkëpunimin për zhvillim dhe ndihmën e huaj; programimin e zhvillimit – planifikimin strategjik; mirëqeverisjen dhe politikën publike, në Kryeministri. Gjithashtu, Dhuka ka luajtur rolin e Zëvendëssekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave. Majlinda Dhuka është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës, si dhe mban diplomën “Master në Studime Evropiane”.

Ndërsa për Adea Pirdenin, Rama tha se do të jetë Ministre e Shtetit për Antikorrupsionin. 

Pirdeni është lindur në Tiranë më 1 tetor 1983 dhe prej 16 janarit 2024 mban detyrën e Ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin. Prej shtatorit 2020, ka shërbyer si Zëvendësministre e Drejtësisë dhe negociatore si pjesë e Grupit Negociator për Aderimin e Republikës së Shqipërisë në BE për Kapitullin 23 “Gjyqësori & të Drejtat Themelore”. Në cilësinë e Zëvendësministres, Znj. Pirdeni ka mbuluar çështje të kuadrit strategjik në fushën e drejtësisë dhe antikorrupsionit.

edi rama adea pirdeni majlinda dhuka

Sondazh

Poll

Politike 11 Shtator 2025, 12:57 I.A

Rama: Mirela Kumbaro, ministre e Arsimit

Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Ministrinë e Arsimit do ta drejtojë Mirela Kumbaro. Gjatë fjalës s&eum...