Politike

Rama: Delina Ibrahimaj do të jetë Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit

Gjatë prezantimit të saj në Asamblenë e PS-së, Rama deklaroi se eksperienca e Ibrahimajt në këtë fushë do të jetë një plus për qeverinë. 

11 Shtator 2025, 13:00 Nga I.A
Rama: Delina Ibrahimaj do të jetë Ministre e Ekonomisë dhe
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit do të jetë në duart e Delina Ibrahimajt. Gjatë prezantimit të saj në Asamblenë e PS-së, Rama deklaroi se eksperienca e Ibrahimajt në këtë fushë do të jetë një plus për qeverinë. 

Ibrahimaj është lindur në Tiranë, më 23 dhjetor 1983. Që prej muajit shtator 2023, ajo ka mbajtur postin e Ministres së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit. Përpara kësaj detyre, Ibrahimaj ka shërbyer si Ministre e Financave dhe Ekonomisë. Nga viti 2019 e në vijim ka kryer detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, në 2016-2019 ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Statistikave dhe në 2015-2016 koordinator për Çështjet Financiare dhe Ekonomike, anëtare e sallës operacionale në Kryeministri.

edi rama delina ibrahimaj

Sondazh

Poll

Politike 11 Shtator 2025, 12:57 I.A

Rama: Mirela Kumbaro, ministre e Arsimit

Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Ministrinë e Arsimit do ta drejtojë Mirela Kumbaro. Gjatë fjalës s&eum...