Politike

Presidenti i PE takon Ramën, Sassoli: Kemi ende sfida përpara, BE është në krah të Shqipërisë

3 Shkurt 2020, 11:50 Nga DOSJA
Presidenti i PE takon Ramën, Sassoli: Kemi ende sfida përpara, BE

TIRANE– Presidenti i Parlamentit Evropian, Davide Sassoli ka rishprehur mbështetjen që PE i jep Shqipërisë. Në konferencën që pati me kryeministrin Edi Rama, Sassoli tha se “duhet të kapërcehen disa pyetje që i janë bërë Shqipërisë”, në mënyrë që negociatat të hapen. Sassoli gjithashtu foli edhe për përshtatjen e reformave dhe ligjit në Shqipëri me atë në vendet e Bashkimit Evropian.

Davide Sassoli: Ende ka punë. Duhet të nisë anëtarësimi i Shqipërisë në BE. Duhet përshtatur ende ligji me atë të BE. Kemi nevojë që t’i vëmë ekonomitë tona që të punojnë për zhvillimin dhe rritjen tonë. Në këtë moment, mendimi u drejtohet të gjithë shqiptarëve që kanë pësuar plagë të rënda për shkak të tërmetit. BE është treguar e gatshme me ndihmat. Tani nisim një fazë të re dhe s’duhet të tërhiqemi mbrapa. Duhet të shohim përpara nga e ardhmja. Shqipëria ka në krah BE. Misioni ynë këtu është i rëndësishëm, jo vetëm se laget nga Deti Adriatik, por se është në zemër të Ballkanit Perëndimor. Javën e shkuar takova liderët e BP dhe ua them të gjithë institucioneve evropiane. Të gjithë të bëjnë punën e tyre.

Deklarata u bë gjatë një konference të përbashkët për mediat, ku presidenti i Parlamentit Evropian tha se PE e mbështet luftën kundër krimit, dhe shtoi se partnerët e Shqipërisë do të jenë autoriteteve për të zbatuar këtë paketë. Sassoli gjithashtu shtoi se BE duhet të hapë negociatat me Shqipërinë. Në vizitën dy-ditore të presidentit të PE, parashikohet një fjalim në Kuvend në orën 15:00, si dhe takim me presidentin Ilir Metea, kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi në selinë e PD.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike davide sassoli davide sassoli ne tirane edi rama davide sassoli davide sassoli ne tirane edi rama

Sondazh

Poll