Politike

"Zgjedhja është e thjeshtë"/ Rama mesazh të rinjve në PS: Doni të rrini vetëm 4 vjet apo më gjatë

Gjatë fjalës së tij para Asamblesë së PS-së, Rama ka deklaruar se zgjedhja për ata është shumë e thjeshtë, nëse duan të rrinë në pushtet vetëm për 4 vite apo për më shumë se kaq.

11 Shtator 2025, 11:30 Nga I.A

"Zgjedhja është e thjeshtë"/ Rama mesazh të rinjve

Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij u ka dhënë një këshill anëtarëve të rinj të PS-së. Gjatë fjalës së tij para Asamblesë së PS-së, Rama ka deklaruar se zgjedhja për ata është shumë e thjeshtë, nëse duan të rrinë në pushtet vetëm për 4 vite apo për më shumë se kaq. Në fund, Rama shtoi se nëse duan këtë të dytën, atëherë duhet që të punojnë për ta arritur këtë.   

“Nga reflektimet për të shkuar në sfidën e mandatit të katërt dua të ndaj mendimin time se me 84 mandatet që na dhanë shqiptarë duhet ta çojmë Shqipërinë me energjinë si me mandatin e parë. Duhet të kërkojmë tek vetja një domosdoshmëri të brendshme, një shtysë dhe një forcë nxitëse. Ne na duhet syri i atij që e kanë ngarkuar për të bërë një punë si duhet. Na duhet një vullnet i ri për të sjellë në mandatin e katërt një forcë dhe një aftësi që të ishte i pari. Nuk mjafton një grup i ri parlamentar apo një qeveri e re, na duhet një qasje e re ndaj problemeve të vjetra dhe sfidave të reja. Na duhet një forcë kompakte, me një disiplinë të re. Na duhet kjo mendësi në çdo fushë. Ka tre muaj që po e stërvit veten për këtë mandat. Kush nuk është gati për ta përdorur me një sy kritik pasqyrën ku shikon vetën , në familjen tonë, duhet të stërvitet shumë fort, pa humbur kohë sepse nga të gjitha gjërat kryesore, e vetmja gjë që nuk kemi është koha. Për të gjithë të rinjtë që na janë bashkuar, u them që zgjedhja juaj është e thjeshtë, doni të rrini vetëm për katër vjet, apo doni një rrugë më të gjatë se sa ky mandat”, tha kryeministri Rama.

edi rama

Sondazh

Poll