SPAK dërgoi për gjykim dosjen ndaj Veliajt, Etleva Deda caktohet gjyqtarja e seancës paraprake
TIRANË- Etleva Deda është caktuar me short gjyqtarja e seancës paraprake ndaj Erion Veliajt. Mësohet se në shortin që ...
Relacioni që shoqëron nismën sugjeron se drafti bazohet në një analizë të Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit (DPAK) dhe “sjell një qasje të përditësuar dhe gjithëpërfshirëse në trajtimin e sinjalizimit, duke adresuar mangësitë e evidentuara gjatë zbatimit të ligjit ekzistues”.
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka publikuar një nismë ligjore për “sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, gati një dekadë pas miratimit të ligjit në fuqi, i cili deri më sot nuk duket se ia ka dalë të ndërtojë një mekanizëm funksional të sinjalizimit për shkeljet ligjore dhe korruptive brenda administratës publike. Prej vitit 2016, kur ligji hyri në fuqi, raportohen shifra të papërfillshme sinjalizimesh që vijnë nga sektori publik, në kontrast me numrin e sinjalizimeve në sektorin privat.
Relacioni që shoqëron nismën sugjeron se drafti bazohet në një analizë të Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit (DPAK) dhe “sjell një qasje të përditësuar dhe gjithëpërfshirëse në trajtimin e sinjalizimit, duke adresuar mangësitë e evidentuara gjatë zbatimit të ligjit ekzistues”.
I konsideruar si një mekanizëm shumë i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit me termin ‘sinjalizues’, ligji i referohet punonjësve në sektorin publik dhe privat, të cilët kanë qasje në informacione dhe dijeni për shkelje ligjore, raste korruptive, etj., dhe ligji u ofron mekanizma për ta përçuar këtë informacion duke u ruajtur konfidencialitetin dhe duke ofruar mbrojtja nga hakmarrja.
Në ndryshim nga ligji ekzistues, nisma ofron mbrojtje nga hakmarrja dhe për “sinjalizuesit publikë” që zgjedhin të përdorin median për të bërë denoncimet e tyre.
Nisma parashikon zgjerim të rrugëve të sinjalizimit, të cilat mund të bëhen në njësitë e posaçme të ngritura brenda institucioneve, direkt në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, në mënyrë publike ose në organe të tjera përgjegjëse.
Sipas relacionit, dispozitat e reja parashikojnë “forcimin e mbrojtjes së sinjalizuesve, ka zgjeruar gamën e mbrojtjes edhe për personat e lidhur me ta, për ndihmësin, çdo individ që mbështet procesin e sinjalizimit, si dhe për personat juridikë që sinjalizuesi zotëron, përfaqëson, punon ose ka një marrëdhënie biznesi me ta”.
Të vetmet raste kur ligji nuk ka fuqi për mbrojtjen e denoncuesve janë ato që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare, për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar, ruajtjen e sekretit profesional të avokatit, konfidencialitetin e informacionit mjekësor, konfidencialitetin e diskutimeve dhe të vendimeve të marra në dhomë këshillimi dhe ruajtjen e sekretit hetimor në procesin penal.
Qeveria pretendon se drafti përputhet me dispozitat e BE-së dhe është pjesë e masave të ndërmarra në kuadër të kapitullit të parë të negociatave, ku parashikohen një sërë masash ligjore për luftën ndaj korrupsionit./Reporter.al
TIRANË- Etleva Deda është caktuar me short gjyqtarja e seancës paraprake ndaj Erion Veliajt. Mësohet se në shortin që ...
Ermal Dredha VLORË- Kryetari i Bashkisë Vlorë ka dhënë një mesazh mbështetësve të tij dhe kryeministrit E...
Ragip Gila SHKODËR- Autori i masakrës së Shkodrës me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur do të njihet ditën e so...
Ermal Dredha VLORË- Kryebashkiaku i dorëhequr i Vlorës Ermal Dredha u ka dërguar një mesazh falenderimi stafit të tij, pas do...
TIRANË- Asambleja e Partisë Socialiste do të mblidhet paraditen në Tiranë. Punimet e Asamblesë së PS-së do të...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh mëngjesin e sotëm, pak para zgjedhjes së formacionit Ram...
Ervin Salianji TIRANË- Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka folur lidhur me situatën e krijuar në vendin tonë, mbi lidhjet mid...
Ermal Dredha VLORË- Kryetari i Bashkisë së Vlorës Ermal Dredha ka dhënë dorëheqjen mbrëmjen e sotme. Buri...
Nensi Van Horn TIRANË- E ngarkuara me punë e amabasadës amerikane në Tiranë, Nensi Van Horn ka deklaruae se ankorimi i anijes ...
Tolgahan Sayisman, Edi Rama, Almeda Abazi TIRANË- Aktorja shqiptare Almeda Abazi dhe bashkeshorti i saj Tolgahan Sayisman janë takuar dit&e...