Politike

Nis Asambleja e PS, Rama: PS nuk ka bërë avokatin e askujt, duhet të adresojmë emergjencën në drejtimin e Tiranës

Që në nisje të fjalës së tij, Rama ka deklaruar se PS nuk bën avokatin e askujt që ka probleme me drejtësinë.  

11 Shtator 2025, 11:01 Nga I.A
Nis Asambleja e PS, Rama: PS nuk ka bërë avokatin e askujt, duhet
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në nisje të Asamblesë Kombëtare të PS-së se duhet që të adresohet emergjenca në drejtimin e Tiranës. Që në nisje të fjalës së tij, Rama ka deklaruar se PS nuk bën avokatin e askujt që ka probleme me drejtësinë.  

"Do të na duhet që të adresojmë këtu edhe emergjencën në drejtimin e Tiranës për arsyen e ditur botërisht. Nuk mban më, por duhet të them që në fillim sa më qartë atë që besoj se duhet të ndajmë të gjithë së bashku për çështjen e drejtësisë dhe raportin tonë me të. Nuk kemi hyrë në asnjë rast në meritën e drejtësisë, aq më tepër ku drejtësia nuk e ka thënë deri në fund fjalën e saj. Nuk kemi bërë avokatin e kujto, të familjes së madhe politike që ndalohet nga drejtësia. Nuk do të kemi asnjë pendesë për lirinë dhe pavarësinë që i kemi dhënë drejtësisë në reformën në drejtësi. Përmes reformës i kemi larguar me vetëdije të plotë duart e ekzekutivit nga çdo proces seleksionim zgjedhje apo shkarkimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve. Ia kemi lënë pushtetit gjyqësor që të zgjidhë vetë punët e veta," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll