Politike

Rama flet për drejtësinë: Kush flet për kapje dhe presione, s'di çfarë flet

Gjatë fjalës së tij, Rama ka deklaruar se PS-ja është një shytsë ndaj SPAK dhe GJKKO-së.

11 Shtator 2025, 11:04 Nga I.A
Rama flet për drejtësinë: Kush flet për kapje dhe presione,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në nisje të fjalimit të tij para Asamblesë Kombëtare të PS-së ka folur për drejtësinë e re. Gjatë fjalës së tij, Rama ka deklaruar se PS-ja është një shytsë ndaj SPAK dhe GJKKO-së. Dhe me tej ka theksuar se kur flet për presione apo kapje të drejtësisë nga Qeveria, nuk di çfarë flet. 

“Kush flet për kapje, kontroll, nga ana jonë, me urdhra nga lart apo presione rreth e rrotull, nuk e di se çfarë flet, ose nuk do të pranojë të vërtetën shumë të madhe, në një vend ku kurrë, nuk ka pasur pavarësi të prokurorëve dhe të gjykatësve. E kam ditur dhe si të tjerë, që kjo tërheqje e plotë nga fusha e gjyqëasorit do sillte humbje dhe do na bënte dëshmitarë të lindjes së një krijese të drejtësisë së pavarur. Ne do t’i durojmë të gjitha dhimbjet e këtij procesi. Ne do durojmë qoftë edhe kur ato dhimbje vijnë nga ato të tjerë që thonë se kemi kapur drejtësinë. Hera e parë që drejtësia godet persona me pushtet politik. Kjo e drejtësisë, është prova më e egër e zjarrit e PS. Forca jonë e madhe i ka hapur shteg të ri drejtësisë. Jam krenar për PS. Nuk jemi, nuk do lëkundemi as sot, pavarësisht faktit të njohur botërisht, që përveç arrtitjeve, sistemi i drejtësisë shfaq hera herës sëmundje të vjetra," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll