Politike

Bashkia e Tiranës pa drejtues, Rama: Të shkarkohet Veliaj, duhet të mbahen zgjedhje të reja

Gjatë fjalës së tij, Rama ka deklaruar se Veliaj duhet që të shkarkohet, në mënyrë që të hapet rruga për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Tiranë.  

11 Shtator 2025, 11:15 Nga I.A
Bashkia e Tiranës pa drejtues, Rama: Të shkarkohet Veliaj, duhet
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar Këshillin Bashkiak të Tiranës që të shkarkojë kryetarin e burgosur Erion Veliaj. Gjatë fjalës së tij, Rama ka deklaruar se Veliaj duhet që të shkarkohet, në mënyrë që të hapet rruga për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Tiranë.  

"Sot kemi një kryetar bashkie i zgjedhur tre herë, i dënuar jo për detyrën si kryetar. I janë nxjerrë edhe biseda me familjarët nga telefoni i burgut. Kjo nuk ndodh në asnjë vend demokratik. Diktatorial, jo e jo. Është shkelja më e hapur dhe më flagrante në shpërdorim të detyrës, nga ana e tyre që duhet të mbajë nën kontroll hetimet. Tirana ka punë të mëdha dhe të panumërta, përditë e përnatë. Nuk i heq asnjë meritë kryetares në detyrë për sa ka bërë në këto 7 muaj. E falënderoj për përkushtimin. Por sot ne duhet të marrim një vendim politik, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë në Tiranë”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll