Politike

FOTOLAJM/ Aktori turk dhe bashkëshortja e tij takohen me Ramën në Kopshtin Eden

Lajmin për takimin e ka konfirmuar vetë aktori Tolgahan Sayisman me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, ku shprehet se është një nder i madh që ndodhet në të njëjtën kornizë me liderin vizionar të Shqipërisë. 

10 Shtator 2025, 20:36 Nga E. D
FOTOLAJM/ Aktori turk dhe bashkëshortja e tij takohen me Ramën në
Tolgahan Sayisman, Edi Rama, Almeda Abazi

TIRANË- Aktorja shqiptare Almeda Abazi dhe bashkeshorti i saj Tolgahan Sayisman janë takuar ditën e sotme me kryeministrin Rdi Rama. Lajmin për takimin e ka konfirmuar vetë aktori Tolgahan Sayisman me anë të një postimi në rrjetin social Instagram. Siç shihet edhe në pamje takimi i Kryeministrit dhe dy aktorëve është zhvilluar në Parkun e Edenit në Kryeministri.

“Është një nder i madh për mua të jem në të njëjtën kornizë me liderin vizionar të Shqipërisë, Edi Ramën. Arkitekti i një vendi që shikon me shpresë drejt së ardhmes… Energjia dhe vizioni i tij janë vërtet frymëzuese. Jam i bindur që edhe në mandatin e ri 4-vjeçar do të realizojë gjëra të mrekullueshme për Shqipërinë”, ka shkruar në Instagram aktori turk.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tolgahan Sayışman (@tolgahansayisman)

tolgahan sayisman edi rama almeda abazi

Sondazh

Poll