Politike

Nancy VanHorn: Përzgjedhja e drejtuesit të SPAK duhet të jetë i paanshëm dhe i lirë nga ndikimet e jashtme

Në konferencën rajonale e OSBE-së, VonHorn tha se përzgjedhja e pasardhësit të Dumanit duhet të jetë transparente dhe e paanshme.

10 Shtator 2025, 15:57 Nga I.A
Nancy VanHorn: Përzgjedhja e drejtuesit të SPAK duhet të
Nancy VanHorn

TIRANË- E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn ka deklaruar se procesi i përzgjedhjes së kryetarit të ri i SPAK duhet të jetë me integritet. Në konferencën rajonale e OSBE-së, VonHorn tha se përzgjedhja e pasardhësit të Dumanit duhet të jetë transparente dhe e paanshme. 

"Procesi i përzgjedhjes së pasardhësit të Z. Dumani duhet të jetë i paanshëm, transparent dhe i lirë nga ndikimet e jashtme. Ata që dëshirojnë ta shohin Shqipërinë të vazhdojë luftën kundër krimit dhe korrupsionit, përfshirë partnerët ndërkombëtarë, janë shumë të interesuar për këtë proces dhe do ta ndjekin nga afër. Shtetet e Bashkuara presin integritet në përzgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Posaçëm; ashtu siç presim për përzgjedhjen e Drejtorit të ardhshëm të BKH-së," tha VonHorn ndër të tjera.

"Puna e SPAK-ut trajton gjithashtu një aspekt tjetër të krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve: financat e paligjshme dhe pastrimin e parave. Shuma të mëdha të ardhurash të paligjshme të pastruara në të gjithë këtë rajon minojnë rritjen reale ekonomike. Këto përpjekje forcojnë sigurinë e Shqipërisë. Ato na ndihmojnë të luftojmë edhe kartelet në pragun e Amerikës që dobësojnë kufirin tonë, që përmbytin komunitetet me drogë dhe që kontribuojnë në emigracionin e paligjshëm në vendin tonë.

Kryeprokurori i Posaçëm Dumani ishte së fundmi në Uashington për të diskutuar me udhëheqjen tonë se si e luftojmë së bashku krimin këtu dhe në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, partneriteti i ligjzbatimit midis Departamentit tonë të Drejtësisë dhe SPAK-ut nuk u ndërtua brenda natës. Së bashku, duhet të mbrojmë atë që kemi ndërtuar.

SPAK-u është aq efektiv sa pavarësia e tij për të ndjekur kriminelët, pavarësisht se me kë janë të lidhur. Edhe SPAK-u i nënshtrohet ligjeve të Shqipërisë. Bazuar në ligj, Z. Dumani, sado efektiv që ka qenë, do të zëvendësohet, sepse mandati i tij ka përfunduar. Procesi i përzgjedhjes së pasardhësit të Z. Dumani duhet të jetë i paanshëm, transparent dhe i lirë nga ndikimet e jashtme. Ata që dëshirojnë ta shohin Shqipërinë të vazhdojë luftën kundër krimit dhe korrupsionit, përfshirë partnerët ndërkombëtarë, janë shumë të interesuar për këtë proces dhe do ta ndjekin nga afër.

Shtetet e Bashkuara presin integritet në përzgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Posaçëm; ashtu siç presim për përzgjedhjen e Drejtorit të ardhshëm të BKH-së. Ju falënderoj sërish për guximin dhe përkushtimin tuaj ndaj vendeve dhe qytetarëve tuaj. Besoj se kjo konferencë do të forcojë aftësitë tuaja dhe do t’ju ofrojë mjete të reja në luftën tuaj të vazhdueshme dhe të guximshme kundër krimit të organizuar," tha VonHorn.

nancy vanhorn altin dumani

Sondazh

Poll