Politike

Në dosjen e Veliajt/ Nga Klotilda Bushka deri te Elman Abule, kush janë bashkëpunëtorët e kryebashkiakut

Ndërkohë që e pandehur është marrë dhe ish-kryetarja e Komisonit të Ligjeve dhe deputetja socialiste Klotilda Bushka. Mbi këtë të fundin rëndojnë akuzat për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

10 Shtator 2025, 14:37 Nga I.A

Në dosjen e Veliajt/ Nga Klotilda Bushka deri te Elman Abule, kush

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka përfunduar sot hetimet duke kopësitur dosjen ndaj kryebashkuiakut Erion Veliaj dhe disa biznesmenetëve e bashkëpunëtorëve të tij. Në dosjen e SPAK, thuhet se bashkë me Veliajn dhe bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, janë marrë të pandehur dhe 15 biznesmenë apo bashkëpunëtor. 

Ndër biznesmenët që janë zyrtarisht të pandehur përmendim, Elman Abulen, Gentian Sula, Fatmir Bektashi dhe Shkëlqim Fusha. Mbi ketë biznesmen rëndojnë akuzat për korrupsion si dhe pastrim i produkteve të veprës penale. Ndërkohë që e pandehur është marrë dhe ish-kryetarja e Komisonit të Ligjeve dhe deputetja socialiste Klotilda Bushka. Mbi këtë të fundin rëndojnë akuzat për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Njoftimi i SPAK:

3. Elman Abule, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, në emër të shoqërisë tregtare “Rametal” shpk;

4. Gentian Sula, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, në emër të shoqërisë tregtare, “Agi Kons” shpk;

5. Fatmir Bektashi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, në emër të shoqërisë tregtare “Kontakt” shpk;

6. Meriman Palushi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, në emër të shoqërisë tregtare “Palushi” shpk;

7. Shkëlqim Fusha, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, në emër të shoqërisë tregtare “Fusha” shpk;

8. Sokol Kryeziu, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, në emër të shoqërisë tregtare “Gerard-A” shpk;

9. Mirton Lika, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Fshehja e të ardhurave”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 180/1 e 25 i Kodit Penal, në emër të shoqërisë “Lani” shpk;

10. Linda Kazani, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, dhe “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 287/2 e 245 i Kodit Penal, në emër të organizatës jofitimprurëse “Eventus”;

11. Erald Simixhiu, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, dhe “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 287/2 e 245 i Kodit Penal, në emër të organizatës jofitimprurëse “Muza”;

12. Ina Goxhaj, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, dhe “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 287/2 e 245 i Kodit Penal, në emër të organizatës jofitimprurëse “BYL-A”;

13. Frosina Bollo, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, në emër të organizatës jofitimprurëse “Frobolous”;

14. Valmir Xoxa, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal;

15. Adela Kondakçiu, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal;

16. Klotilda Bushka, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal;

17. Flutur Xhani, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 305/b i Kodit Penal;

18. Fatjon Baci, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, parashikuar nga neni 324/a pgf 2 i Kodit Penal;

19. “Rametal” shpk, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal;

20. “Agi Kons” shpk, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal;

21. “Kontakt” shpk, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal;

22. “Palushi” shpk, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal;

23. “Fusha” shpk, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal;

24. “Gerard-A”, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal;

25. “Lani” shpk, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Fshehja e të ardhurave”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 180/1 e 25 i Kodit Penal;

26. OJF “Eventus”, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, dhe “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 287/2 e 245 i Kodit Penal;

27. OJF “Muza”, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, dhe “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 287/2 e 245 i Kodit Penal;

28. OJF “BYL-A”, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, dhe “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 287/2 e 245 i Kodit Penal;

29. OJF “Frobolous”, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal;

30. OJF “Harabel”, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.

elman abule gentian sula fatmir bektashi shkëlqim fusha klotilda bushka

Sondazh

Poll