Politike

Maliqi akuza Gjonajt: Doje të shkarkoje kunatin e Vasilika Hysit, Stefan Çipën e bëtë për spital, desh vdiq. Ministrja: Nu

3 Shkurt 2020, 10:43 Nga DOSJA
Maliqi akuza Gjonajt: Doje të shkarkoje kunatin e Vasilika Hysit, Stefan

Tiranë- Deputeti  Lefter Maliqit ka hedhur akuza të rënda sot në intereplancën me ministres e Drejtësisë, Etilda Gjonajn. Ndër të tjera ai është shprehur se ministrja donte të hiqte nga detyra kunatin e Vaisilika Hysit, Petrit Ismailin. Ai theksoi se ndërhyri Vasilika Hysi që ai nuk u shkarua nga detyra. Po kështu deputeti u shpreh se edhe për rastin e Dritan Dajtit,i është ngritur një kurth drejtorit të policisë së burgjeve. Në replikën e saj Gjonaj u shpreh s’mund t’u përgjigjet mllefeve të deputetit.

Lefter Maliqi:  Nxore një urdhër, largove policë që kishin nga 20 vite në punë  se ishin dënuar për një konflikt dhe hoq nga puna 130 vete, për të futur policët e Rilindjes. Ndërhyri politika dhe u bënë emërimet e reja. Kjo na shet mend këtu po na thotë kam liruar njerëz të korruptuar dhe se ka dënuar persona. Këtë drejtor të KÇk-së , të klaneve mafioze të kryeministrit, që të gjithë ju këtu dhe pjesa më e madhe këtu e dinë, më ka thënë që nga kryetari i grupit që nuk kemi fuqi ta heqim, e di që po bën shkelje, po kërkon edhe largimin e drejtorëve të Elbasanit, por nuk kemi çfarë ti bëjmë. Kërcënohet drejtori i Përgjithsëm, është kastile se është i pafatë, i bën kastile këto. Ruhet me policë me dy shoferë. Çfarë ndodh. Heq si Zhukovi soxialistin, Arben Çuko, që iu ka dhënë këtyre dhjetëra kuti me vota. Jo vetëm kaq por edhe deputetin Ndoka, do ju marrë lekët një nga një,. Këta hoqën  Stefan Cipën, ish-kryebashkiak, ish-ministër i brendshë, e hoqa për punë të mirë tha. U sëmur keq në Greqi, me sëmunndje të rëndë, keq ai, dy ditë desh vdiq në Greqi. Për rastin e Dritan Dajtit, ju i ngritët kurth drejtorit të policisë së burgjeve.  Nuk t’i mbaj mend të gjitha ndërhyrjet. Edhe drejtorin e Peqinit, kunatin e Vasilika Hysit, donte ta hiqte, katër herë donte ta hiqte,  ndërhyri Vasilika. Tani çfarë ndodh më jepni një përigjje ju.

Etilda Gjonaj: Unë s’jam këtu për t’iu përgjigjur mllefeve tuaja personale me persona specifik. S’po e kuptoj ende cili ishte meraku juaj. Ndryshe ishin pyetjet, një panoramë me emra, pse ishin më shumë të dënuar, sesa problematika. Unë personalisht marr përditë informacione në burgje, por s’ju jap kaq shumë rëndësi emrave. Njëkohësisht, nuk arrij të kuptoj merakun tuaj, se nuk është mirë as për publikun të dëgjojnë një deputet që i vjen inat që ministri i Drejtësisë, ka marrë masa për ata që kanë shkelur ligjin. 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike etilda gjonaj lefter maliqi seancë plenare 3 shkurt 2020 etilda gjonaj lefter maliqi seancë plenare 3 shkurt 2020

Sondazh

Poll