Politike

“Doje të shkarkoje nga detyra kunatin e Vasilika Hysit”/ Gjonaj i përgjigjet Maliqit: S’e kuptoj merakun dhe inatin tuaj

3 Shkurt 2020, 11:01 Nga DOSJA
“Doje të shkarkoje nga detyra kunatin e Vasilika Hysit”/ Gjonaj

TIRANË- Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka replikuar sërish me deputetin Lefter Maliqi në seancën e sotme plenare. Gjatë fjalës së saj, Gjonaj tha se merr përditë informacione në burgje, por s’iu jep kaq shumë rëndësi emrave.

Sipas saj, është e pakuptueshme që një deputeti t’i vijë inat që ministri i Drejtësisë, ka marrë masa për ata që kanë shkelur ligjin.

“Unë s’jam këtu për t’iu përgjigjur mllefeve tuaja personale me persona specifik. S’po e kuptoj ende cili ishte meraku juaj. Ndryshe ishin pyetjet, një panoramë me emra, pse ishin më shumë të dënuar, sesa problematika. Unë personalisht marr përditë informacione në burgje, por s’ju jap kaq shumë rëndësi emrave. Njëkohësisht, nuk arrij të kuptoj merakun tuaj, se nuk është mirë as për publikun të dëgjojnë një deputet që i vjen inat që ministri i Drejtësisë, ka marrë masa për ata që kanë shkelur ligjin”, shprehet Gjonaj.

(f.g/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike etilda gjonja interpelancë me ministrat lefter maliqi seancë plenare 3 shkurt 2020 etilda gjonja interpelancë me ministrat lefter maliqi seancë plenare 3 shkurt 2020

Sondazh

Poll