Politike

Maliqi ‘dush të ftohtë’ Gjonajt në Kuvend, ministrja e shigjeton: S’ta kuptova merakun, pse u shqetësove që unë zbat

3 Shkurt 2020, 10:35 Nga DOSJA
Maliqi ‘dush të ftohtë’ Gjonajt në Kuvend, ministrja

TIRANE- Deputeti i opozitës së re, Lefter Maliqi, nismëtar i interpelancës me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në lidhje me situatën në burgje, ka sjellë edhe debatin mes të dyve. Gjonaj, u shpreh se në burgje ka patur probleme, por se kultura e reagimit sipas saj, është e fortë dhe ka patur shumë raste që janë referuar në prokurori. Më herët, Maliqi, tha se ministrja s’ka fuqi të veprojë, pasi është drejtori i Burgjeve ai që bën sipas tij “ligjin në burgje”.

Etilda Gjonaj: Historia e dërgimit me leje të veçantë 3 herë brenda 5 muajve është mbyllur njëherë e mirë. Është mbyllur historia e të burgosurve që darkonin me deputetë e dilnin me lejen e drejtuesve. Lejet tashmë bazohen vetëm te ligji. Janë marrë masa për transferimin, duke rishikuar të gjitha procedurat, për të parandaluar rastet abuzive dhe korrupsionin. Janë marrë masa për vlerësimin e rasteve me kriter specifik. Duke moslejuar abuzimin me to. Pavarësisht kësaj, janë evidentuar probleme. Por ne kemi referuar rastet në prokurori. Sot e dinë të gjithë që s’ka favorizim por vetëm ndëshkim në bazë të ligjit. Ka ikur koha kur drejtuesit e burgjeve bënin takime në burgje, dhe ka okur koha e mos-reagimit. Ka patur raste kur individët nuk kanë reaguar, por insituticonet po. Për hir të së vërtetës se kam kuptuar pse Maliqi u shqetësua. Pse, ngaqë unë kam zbatuar ligjin, apo ngaqë i është cënuar interesi disa të burgosurve? Nuk e kuptova merakun tuaj. Njëheë e mirë, të kuptojmë se institicionet duhet të reagojnë. Ka ikur koha, kur drejtuesit bekonin apo bënin sikur nuk shihnin atë që ndodhte. Unë ju vendosa juve pjesë e një këshilli, por për fat të keq, nuk pashë rezultat…

Më herët, Lefter Maliqi akuzoi Etilda Gjonajn se nuk ka arritur që të vendosë rregull në burgje. Deputeti nisi një interpelancë e cila kishte në fokus sigurinë në burgje, dhe u mbyll me fjalën e Gjonajt, e cila tha se nuk kishte ardhur në Kuvend që t’ju përgjigjej sulmeve personale, referuar deklaratës së Maliqit, për drejtorin e Burgjeve, Agim Ismaili. Deklaratat u bënë sot gjatë seancës plenare që u zhvillua në Kuvend, ku në fokus ishin interpelancat me tri ministrat, Lleshaj, Gjonaj e Klosi.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike etilda gjonaj lefter maliqi seancë plenare 3 shkurt 2020 etilda gjonaj lefter maliqi seancë plenare 3 shkurt 2020

Sondazh

Poll