9 Shtator 2025, 20:10
Nga DOSJA
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjatë së tij në prezantimin e “Lidershipit”, libër nga Henry Kissinger solli në vëmendje edhe politikëbërjen e SHBA në raport me Kinën gjatë presidencës Nixon. Rama theksoi strategjinë e Kissinger në atë kohë, kur ishte Sekretar amerikan i Shtetit, për raportet Kinë-Tajvan. Ndër të tjera Rama nënvizoi se nëse në gjeopolitikën e sotme, do të ishte Henry Kissinger, situata mund të kishte rrjedhur ndryshe dhe se kapaciteti strategjik i Kinës nuk duhet nënvlerësuar.
“Ka një problem që është Tajvani. Kissinger aty bën një propozim që ka hyrë në terminologjinë historike si një inovacion i jashtëzakonshëm me termin “ambiguitet strategjik”, që propozon që të dyja palët, Kina dhe Tajvani, të pranojnë që ka një Kinë. Por secilës prej tyre t’u lihet liri që të mendojnë se ajo një Kinë është e tyrja. Një kinezëri domethënë. Edhe Zhou Enlai i thotë këtu nuk kam fuqi, duhet të pyes Mao Ce Dunin. Dhe shkon te Mao Ce Duni.
I thotë, jemi ok me të gjitha pikat, ka një pikë që është Tajvani, ku Kissinger propozon të biem dakord që ka një Kinë dhe këtë të themi ne, këtë të thonë dhe në Tajvan, dhe jemi të lirë ta mendojmë që kjo një Kina është e njërit apo e tjetrit, por gjithmonë ka një Kinë. Dhe Mao i thotë, vetëm kjo është pika ku s’keni rënë dakord? Po. Epo mirë, i thotë, s’ka problem, pranojmë dokumentin, dhe tek çështja e Tajvanit kthehemi pas 100 vjetësh.
Këtu është një shembull që i thotë të gjitha për kapacitetin strategjik të Kinës që bazohet në sistemin e tyre, traditën e tyre, të cilin Perëndimi ose nuk do ta kuptojë ose nuk arrin ta kuptojë por që e bën Kinën një aktor me më shumë se sa atë palë të kartave që është në tryezën e lojës dhe duke kuptuar këtë, Nixon dhe Kissinger ndërtuan një strategji të tërë dhe pse ata ju afuan Kinës dhe sikur politikëbërja e lartë amerikane të lexohej vetëm ajo pjesë disa vite më parë, sot gjërat mund të kishin rrjedhur ndryshe dhe padyshim që nëse do kishte një Kissinger në atë tryezë, me siguri që gjërat mund të kishin rrjedhur ndryshe. Besoj që me kaq ne mund ta mbarojmë misionin tonë”, tha Rama.
edi rama
Politike
9 Shtator 2025, 19:50
E. D
Massimo D'Alema
TIRANË- Ish-kryeministri italian Massimo D'Alema ishte i pranishëm në prezantimin e librit ‘Lidershipi&rsquo...
Politike
9 Shtator 2025, 19:32
E. D
Nigel Farage dhe Edi Rama
TIRANË- Analisti i njohur i BBC për Evropën Qëndrore dhe Juglindore, Gabriel Partos, ka folur lidhur me rep...
Politike
9 Shtator 2025, 19:04
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në prezantimin e “Lidershipit”, libër nga Henry Kissing...
Politike
9 Shtator 2025, 16:26
E. D
foto ilustruese
DURRËS- Biblioteka publike e Durrësit në këtë fillim-shtator është më e qetë se zakonisht. Tro...
Politike
9 Shtator 2025, 16:24
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGj vendosi të martën më 9 shtator mbi ecurinë e karrier&e...
Politike
9 Shtator 2025, 13:05
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar për masa më të rënda ndëshkuese ndaj personave që kryejn&eu...
Politike
9 Shtator 2025, 14:54
KOSOVË- Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë u ka bërë thirrje të martën aktorëve politikë dhe institucioneve ...
Politike
9 Shtator 2025, 14:27
I.A
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të martën se funksionalizimi i Kuvendit të Kosovë...
Politike
9 Shtator 2025, 14:13
I.A
Ilir Proda
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ilir Proda ka falenderuar efektivët në Shkodër për angaz...
Politike
9 Shtator 2025, 13:44
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se hapësira e përbashkët është e gjithë banorëve. Gja...