Politike

"Është një testament i Henry Kissinger"/ Prezantimi në shqip i librit ‘Lidershipi’, ish-kryeministri italian: Është i jashtëzakonshëm mes politikës dhe inovacionit

Gjatë fjalës së tij D'Alema theksoi se ky libër është një testament Henry Kissinger. Në fund të fjalës së tij ish-kryeministri italian nënvizoi se ajo çfarë është interesante te ky libër është pikërisht si përshkohet marrëdhënia me Kinën.

9 Shtator 2025, 19:50 Nga E. D
"Është një testament i Henry
Massimo D'Alema

TIRANË- Ish-kryeministri italian Massimo D'Alema ishte i pranishëm në prezantimin e librit ‘Lidershipi’ i Henry Kissinger, në gjuhën shqipe. Gjatë fjalës së tij D'Alema theksoi se ky libër është një testament Henry Kissinger. Në fund të fjalës së tij ish-kryeministri italian nënvizoi se ajo çfarë është interesante te ky libër është pikërisht si përshkohet marrëdhënia me Kinën.

“Besoj që ky libër është një lloj testamenti i Henry Kissinger dhe që jo vetëm për profilet që ai ravjizon në këtë libër duke përcaktuar në eksperiencën e 6 personalitetve. Ai dallon njëri nga tjetri, duke treguar secilën karakteristikë të tyren. Kissinger zgjedh 6 personazhe të mëdha të fushës së vet politike, sigurisht bëhet fjalë për botën demokratike, që në demokraci do ta kishim karakterizuar si e djathta. Ai është i shtyrë nga një aftësi për të dialoguar me të gjithë ata që ishin të ndryshëm nga ai, dhe kjo duhet të jetë një shembull për liderët e sotëm. Gjithë libri është i jashtëzakonshëm mes politikës dhe inovacionit", tha Massimo D'Alema.

massimo d\'alema

Sondazh

Poll