Politike

"Një nga ushtrimet më të vështira..."/ Prezantohet në shqip libri i Henry Kissinger, Rama: Privilegj dhe përgjegjësi të shkruaja parathënien e këtij botimi

Rama gjatë fjalës së tij theksoi se ka qenë një nga ushtrimet më të vështira, pasi në këtë libër Kryeministri e ka shkruar vetë parathënien. Kryeministri gjithashtu tha se ishte shumë i lumtur dhe se ishte përgjegjësi e madhe.

9 Shtator 2025, 19:04 Nga DOSJA
"Një nga ushtrimet më të vështira..."/ Prezantohet
Edi Rama 

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në prezantimin e “Lidershipit”, libër nga Henry Kissinger. Rama gjatë fjalës së tij theksoi se ka qenë një nga ushtrimet më të vështira, pasi në këtë libër Kryeministri e ka shkruar vetë parathënien. Kryeministri gjithashtu tha se ishte shumë i lumtur dhe se ishte përgjegjësi e madhe.

Përmes gjashtë rrëfimesh spektakolare mbi gjashtë udhëheqës botërorë, mund të admirohet gjenialiteti i një prej mendjeve më të mprehta të politikës botërore mbi artin e udhëheqjes, me të cilin pata privilegjin e një bisede të paharrueshme rreth punëve të botës.

Rama: Kjo është një mbrëmje shumë e vecantë, jo vetëm për një arsye dhe kryesorja është mundësia që na ka dhënë Shtëpia Botuese me përkthimin në shqip të një autori i cili është i jashtëzakonshëm. Ka qenë një nga ushtrimet më të vështira parathënie e këtij libri, në sensin e përgjegjësisë, sepse të fusësh fjalët e tua në një libër që janë fjalët e një të jashtëzakonshmi, nuk është diçka shumë e lehtë. Faleminderit shumë.

Përkthimi është goxha i shëndetshëm dhe të jep një lirshmëri në lexim edhe duke e pas lexuar më parë në variantin origjinal, pata çik frikë ta hap se thashë mos ndoshta do binte ajo fuqia e mprehtë e autorit, por përkthimi është goxha i shëndetshëm dhe dua t’i komplimentoj përkthyesit. Është privilegj që kemi këtu sot një personalitet të politikës italiane dhe europiane, nuk ka nevojë për prezantim.

Nuk i kam thënë që këtu janë të pranishëm edhe ambasadorët e Shqipërisë jashtë vendit, sepse janë ditët e konferencës së ambasadorëve dhe ka një përkthim optimal ky prezantim libri në konferencën e ambasadorëve dhe dua ta falenderoj Kryeministrin D’Alema për gatishmërinë për të qenë i pranishëm dhe për të folur këtu për një figurë politike të jashtëzakonshme. Çmim Nobel për paqe por edhe i akuzuar si kriminel lufte"

edi rama 

Sondazh

Poll