Aktualitet

Masakra e Shkodrës/ Merren në pyetje Erogen Vaso dhe Ragip Gila, dëshmitë kontradiktore të tyre

Ndërkohë ndryshe nga Vaso, Ragip Gila pretendon se para disa muajsh, ai i ka ndërprerë rrugën me makinë të blinduar dhe e ka ofenduar.

9 Shtator 2025, 12:31 Nga I.A
Masakra e Shkodrës/ Merren në pyetje Erogen Vaso dhe Ragip Gila,
Ragip Gila dhe Erogen Vaso

SHKODËR- Autori i masakrës së Shkodrës Ragip Gila është marrë në pyetje në lidhje me atentatin e djeshëm. Bashkë me Gilën, në pyetje nga policia është marrë dhe shënjestra e atenatit Erogen Vaso. Nga spitali i Traumës, Vaso ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt.

“Nuk kam konflikte, jam biznesmen, qytetar i ndershëm dhe kam kontribute në komunitet” ka thënë ai.

Ndërkohë ndryshe nga Vaso, Ragip Gila pretendon se para disa muajsh, ai i ka ndërprerë rrugën me makinë të blinduar dhe e ka ofenduar.

Si ndodhi vrasja?

Armando Pali dhe Erogen Brajoviç ishin duke pirë kafe në një lokal pranë Bashkisë së Shkodrës, kur Ragip Gila qëlloi me breshëri plumbash në drejtim të tyre. Shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë Erogen Brajoviç. Nga atentati mbeti i vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi) 31 vjeç, truproja i Erogen Brajoviç. Truproja e Erogen Brajoviç, ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra nga breshëria e plumbave. Kurse të plagosur mbetën shënjestra e dyshuar, Erogen Brajoviç dhe kamarierja 25-vjeçare e lokalit, Meri Kaceri. Erogen Brajoviç, i cili mori tre plumba, ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë./Dosja.al

ragip gila erogen vaso

Sondazh

Poll