Aktualitet

Ndihmoi Ragip Gilën për masakrën në Shkodër, kush është Barush Bregu, krahu i djathtë i Ibrahim Licit

39-vjeçari Bajram Bregu është shpallur në kërkim bashkë me një 17-vjeçar i cili akuzohet si bashkëpunëtor për atentatin e djeshëm me 2 viktima e 2 të plagosur.

9 Shtator 2025, 11:24 Nga I.A
Ndihmoi Ragip Gilën për masakrën në Shkodër,
Barush Bregu

SHKODËR- Barush Bregu alias Bajram Bregu është bashkëpunëtori i Ragip Gilës, që kreu masakrën në Shkodër mëngjesin e djeshëm. 39-vjeçari Bajram Bregu është shpallur në kërkim bashkë me një 17-vjeçar i cili akuzohet si bashkëpunëtor për atentatin e djeshëm me 2 viktima e 2 të plagosur.

Por kush është Barush Bregu?

Bregu, njihet si një nga personat më të afërt me Ibrahim Licin në Shkodër. Barush Bregu është një emër mjaft i njohur për autoritetet policore. Në 2016 është dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim si dhe armëmbajtje pa leje.

Në vitin 2018, policia gjatë një operacioni në banesë i gjeti një automatik kallashnikov. Po në atë vit teksa po ndiqej nga policia Bregu arriti që t’i shpëtojë ndërsa përplasi me mjetin e tij dy patrulla të policisë.

Përgjatë gjithë kësaj kohe ka qenë person i shpallur në kërkim dhe në vitin 2019 u arrestua në Tiranë në banesë me qera tek “Komuna e Parisit”. Barush Bregu dyshohet nga policia e Shkodrës edhe për një sërë ngjarjesh të tjera kriminale sëbashku me Ibrahim Liçin.

Policia dyshon se Barush Bregu ka ndihmuar shokun e tij Ibrahimin në vrasjen e dyfishtë të vëllezërve Bilali por edhe në ngjarje të tjera kriminale. Barush Bregu dyshohet edhe si personi që ka ndihmuar Ibrahim Liçin në çdo lëvizje të këtij të fundit. 

ibrahim lici

Sondazh

Poll