Aktualitet

Rëndohet bilanci nga aksidenti në Has, humb jetën dhe një pasagjer

Mësohet se Zek Ngjeçi ka ndërruar jetë mëngjesin e sotshëm, pasi u transportua mbrëmë në gjendje të rëndë.

9 Shtator 2025, 08:33 Nga I.A
Rëndohet bilanci nga aksidenti në Has, humb jetën dhe një
Foto Ilustruese

HAS- Aksidenti i mbrëmshëm i ndodhur në aksin rrugor Krumë-Golaj, ka marrë dhe një tjetër jetë. Pasi humbi jetën drejtuesi i një prej mjeteve të përplasura mbrëm, ditën e sotme ka ndërruar jetë dhe një pasagjer.

Mësohet se Zek Ngjeçi ka ndërruar jetë mëngjesin e sotshëm, pasi u transportua mbrëmë në gjendje të rëndë. Ndërkohë që tashmë ka mbetur dhe një i plagosur, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

zek ngjeçi

Sondazh

Poll