Aktualitet

Pjesë e grupit Çopja/ Gjykata e Posaçme lë në burg Vilson Pepën, dëshmia: Doja të vija vetë në Shqipëri

Në seancën e sotme gjyqsore, vetë Pepa ka deklaruar se ai donte të vinte në Shqipëri për tu përballur me drejtësinë.

9 Shtator 2025, 12:21 Nga I.A
Pjesë e grupit Çopja/ Gjykata e Posaçme lë në burg
Vilson Pepa

TIRANË- Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Vilson Pepa, qe u ekstradua nga Republika Domenikane. Në seancën e sotme gjyqsore, vetë Pepa ka deklaruar se ai donte të vinte në Shqipëri për tu përballur me drejtësinë.

Soni Pepa ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi GJKKO ka caktuar ndaj tij masën “Arrest me burg”, për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. 

40-vjeçari Pepa rezulton i lidhur me një ngarkesë prej 11 tonësh kokaine, nga e cila u sekuestruan 600 kilogramë në Roterdam, Holandë, midis 7 dhe 8 nëntorit 2020. Përveç kësaj, ai akuzohet për financimin e blerjes së 10 kilogramëve të tjerë në të njëjtin qytet. Arrestimi u krye pasditen e së mërkurës, më 3 shtator, në Distriktin Kombëtar.

Sipas raporteve ndërkombëtare, Pepa ishte pjesë e një grupi kriminal transnacional që operonte në disa vende europiane dhe amerikano-jugore, me synim trafikun e sasive të mëdha të narkotikëve. Ngarkesa në fjalë ishte nisur nga porti i Villetas, në Paraguai, me destinacion portin e Anversës, në Belgjikë. Në momentin e ndalimit, Pepës iu sekuestrua një pasaportë shqiptare, disa dokumente me origjinë italiane, pesë celularë të enkriptuar dhe para në dorë./Dosja.al

vilson pepa soni pepa

Sondazh

Poll