Aktualitet

VIDEO/ Me kapuç dhe i fshehur në shkurre, dalin momentet e arrestimit të Ragip Gilës. Në banesë iu gjet arsenal armësh e dronësh

Ndërkohë që në banesën në lagjen "Guerrile", Gilës i janë gjetur një arsenal armësh, municione e dronë. 

9 Shtator 2025, 11:16 Nga I.A
VIDEO/ Me kapuç dhe i fshehur në shkurre, dalin momentet e
Ragip Gila

SHKODËR- Pamjet e mëposhtme janë nga momenti i arrestimit të autorit të masakrës së Shkodrës Ragip Gila. Siç shihet Gila ka tentuar që t'i fshihet policisë, duke u futur në një shkurre në lumin Kir. Ndërkohë që në banesën në lagjen "Guerrile", Gilës i janë gjetur një arsenal armësh, municione e dronë. 

Si ndodhi vrasja?

Armando Pali dhe Erogen Brajoviç ishin duke pirë kafe në një lokal pranë Bashkisë së Shkodrës, kur Ragip Gila qëlloi me breshëri plumbash në drejtim të tyre. Shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë Erogen Brajoviç. Nga atentati mbeti i vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi) 31 vjeç, truproja i Erogen Brajoviç. Truproja e Erogen Brajoviç, ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra nga breshëria e plumbave. Kurse të plagosur mbetën shënjestra e dyshuar, Erogen Brajoviç dhe kamarierja 25-vjeçare e lokalit, Meri Kaceri. Erogen Brajoviç, i cili mori tre plumba, ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë./Dosja.al

ragip gila vrasje ne shkoder

Sondazh

Poll