Aktualitet

Masakra e Shkodrës/ Hestuesit hapin kamerat për të zbuluar lëvizjet e shënjestrës, kërkime dhe në burgun e Reçit

Mësohet se hetuesit kanë nisur hapjen e kamerave për të zbuluar lëvizjet e shënjestrës së atentatit, Erogen Brajovic alias Erogen Vaso. 

9 Shtator 2025, 10:48 Nga I.A
Masakra e Shkodrës/ Hestuesit hapin kamerat për të zbuluar
Ragip Gila

SHKODËR- Detaje të reja nga hetimet për masakrën e Shkodrës të ndodhur mëngjesin e djeshëm kanë dalë. Mësohet se hetuesit kanë nisur hapjen e kamerave për të zbuluar lëvizjet e shënjestrës së atentatit, Erogen Brajovic alias Erogen Vaso. 

Bëhet me dije se hetuesit do të kontrollojnë kamerat për të parë ndonjë lëvizje të dyshimtë nga ana e Erogen Vasos apo nëse ka qenë në ruajtje nga autori. Por po ashtu janë bërë dhe disa kontrolle në burgun e Reçit, për shkak se, Ragip Gila ka qëndruar në atë ambient për më shumë se 1 vit.

Si ndodhi vrasja?

Armando Pali dhe Erogen Brajoviç ishin duke pirë kafe në një lokal pranë Bashkisë së Shkodrës, kur Ragip Gila qëlloi me breshëri plumbash në drejtim të tyre. Shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë Erogen Brajoviç. Nga atentati mbeti i vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi) 31 vjeç, truproja i Erogen Brajoviç. Truproja e Erogen Brajoviç, ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra nga breshëria e plumbave. Kurse të plagosur mbetën shënjestra e dyshuar, Erogen Brajoviç dhe kamarierja 25-vjeçare e lokalit, Meri Kaceri. Erogen Brajoviç, i cili mori tre plumba, ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë./Dosja.al

vrasje ne shkoder erogen brajovic ragip gila

Sondazh

Poll