Aktualitet

Lala tregon detaje se si u arrestua në vitin 2023: Kunata lajmëroi policinë për armët dhe paruket

Në emisionin “Opinion”, Lala tregoi detaje në lidhje me arrestimin që iu bë Gilës në vitin 2023.

8 Shtator 2025, 22:38 Nga I.A

Lala tregon detaje se si u arrestua në vitin 2023: Kunata lajmëroi

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur në lidhje me autorin që vrau dy persona sot në Shkodër, Ragip Gila. Në emisionin “Opinion”, Lala tregoi detaje në lidhje me arrestimin që iu bë Gilës në vitin 2023.

“Në vitin 2023 vëllai i tij denoncon në polici humbjen e bashkëshorte. Pasi e gjejnë gruaja thotë se nuk kam humbur por këta kanë armë dhe më kërcënojnë. Policia shkon dhe gjen armë, paruke dhe sende të paligjshme. gjatë përgjimit trajnonte vëllain që ti shmangej policisë. Ai u hetua dhe u shpall fajtor për lëndët narkotike u dënua me 5 vite burg, por mori më pak vite për shkak të gjykim të shkurtuar”, tha Lala.

klodiana lala ragip gila

Sondazh

Poll