Aktualitet

Aksident në Has, dyshohet për një viktimë e dy të plagosur

Nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, i moshës 23 vjeç.

8 Shtator 2025, 20:51 Nga I.A
Aksident në Has, dyshohet për një viktimë e dy të
Foto Ilustruese

HAS- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Golaj të Hasit. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. 

Nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, i moshës 23 vjeç. Ndërkohë që janë plagosur dhe dy persona të plagosur, ndër të cilëve një në gjendje të rëndë. 

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 19:50, në aksin rrugor Krumë-Golaj, shtetasi N. L., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin N. S., dhe pasagjer shtetasin Z. N.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi N. S., si dhe kanë mbetur të lënduar drejtuesi tjetër i automjetit, shtetasi N. L., dhe pasagjeri shtetasi Z. N., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

aksident ne has

Sondazh

Poll