Aktualitet

Atentati me dy viktima në Shkodër, Klodiana Lala: Vaso qëndroi pa lëvizur me kokë ulur, autori mendoi se e kishte vrarë

Ndërkohë që më tej, Lala zbuloi dhe dëshminë e autorit para policisë, i cili ka thënë se mendonte se e vrau Vason. 

8 Shtator 2025, 21:21 Nga I.A
Atentati me dy viktima në Shkodër, Klodiana Lala: Vaso qëndroi pa
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka nxjerr detaje nga masakra e ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër. Duke folur në emisionin "Log" në News24, Lala ka theksuar se sipas kamerave të sigurisë, në momentin e atentatit, Erogen Vaso ka qënduar pa lëvizur me kokën ulur. Ndërkohë që më tej, Lala zbuloi dhe dëshminë e autorit para policisë, i cili ka thënë se mendonte se e vrau Vason. 

"Kur janë parë kamerat e lokalit, Erogen Vaso në momentin që është qëlluar ka ulur kokën dhe nuk ka lëvizur derisa është bindur që autori është larguar. Ndoshta kjo ka qenë arsyeja. Ai ka thënë që unë do ta qëlloja në kokë, por kam menduar që e kam vrarë, ka thënë autori i dyshuar Ragip Gila. Më pas kur ka parë që është larguar ka kërkuar ndihmë dhe i është dhënë. Gjendja e tij është e stabilizuar, por nuk ka dhënë një dëshmi në kuptim të ligjit, me procesverbal. Pastaj se ku janë përplasur dy grupimet pritet ta sqarojë hetimi, sepse aty historitë janë shumë të kolavitura, ka aq shumë ngjarje, ka aq shumë konflikte dhe ndërlidhje mes tyre," tha Lala.

klodiana lala

Sondazh

Poll