Aktualitet

Nga FOTOT me Ramën te Armand Duka e Luis Ejlli, çfarë publikonte në rrjetet sociale shënjestra e atentatit në Shkodër

Dosja.al, ka bërë një kërkim në profilin e Vasos në Facebook, ku ka zbuluar më shumë rreth jetesës që ky i fundit bënte.

8 Shtator 2025, 22:19 Nga I.A

Nga FOTOT me Ramën te Armand Duka e Luis Ejlli, çfarë

SHKODËR- Erogen Vaso alias Erogen Barjoviç ishte shënjestra e sotme në Shkodër. Vaso ka marrë tre plumba në trup, të cilët kanë prekur arteriet kryesore, duke e bërë të nevojshme një ndërhyrje emergjente që realizohet vetëm tek spitali i Traumës.

Dosja.al, ka bërë një kërkim në profilin e Vasos në Facebook, ku ka zbuluar më shumë rreth jetesës që ky i fundit bënte. Siç shihet dhe nga fotot e mëposhtme, Vaso bëntë një jetesë të shtrenjtë mes luksit dhe udhëtimeve të shumta.

Ndërkohë që në të nuk mungojnë as fotot me zyrtarë të politikës siç është kryeministri Edi Rama, të cilën Vaso e ka publikuar në vitin 2015.

Nga FOTOT me Ramën te Armand Duka e Luis Ejlli, çfarë

Ndërkohë që foto të tjera janë me kreun e Federatës Shqiptare të futbollit Armand Duka si dhe një drekë me këngëtarin Luiz Ejlli.

Nga FOTOT me Ramën te Armand Duka e Luis Ejlli, çfarë

Kush është Erogen Barjoviç?

Erogen Vaso është vëllai i Denis Brajoviç (Bajri). Ky i fundit u ekstradua nga Dubai në korrik të këtij viti. 37-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, dhe rezulton si një person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore. Bajri akuzohet për një sërë veprash penale në fushën e krimeve kundër personit, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe për armëmbajtje pa leje.

GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale: "Vrasja me paramendim", kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve"; "Grupi i strukturuar kriminal"; "Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale"; dhe "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje", kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.

Në përfundim të procedurave të ekstradimit 37-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme së Burgjeve. Denis Bajri (Brajoviç) dyshohet se është autor i vrasjes së Gjon Ndojt (Boriçi), ngjarje e cila ka ndodhur më 9 Gusht të viti 2020 në Shkodër. Dyshimet janë se ekzekutimin e Ndojit, Bajri e bëri me porosi të Ervis Martinajt.

Viktima të atentatit të sotëm mbetën Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa u plagos edhe një kamariere 25- vjeçare, Meri Kaceri./Dosja.al

erogen barjoviç erogen vaso

Sondazh

Poll