Aktualitet

Gazetarja Lala zbulon informacione nga helmimi i Dumanit: Karkalecat ia solli familja

Sipas saj, deri tani është përjashtuar prania e lëndëve narkotike dhe alkoolit, por pritet rezultati i analizave toksikologjike.

8 Shtator 2025, 21:41 Nga I.A
Gazetarja Lala zbulon informacione nga helmimi i Dumanit: Karkalecat ia solli
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka nxjerr disa informacione nga helmimi i të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani. E ftuar në emisionin Log, në Neës24, Lala tha se mjekët kanë kryer analiza për drogë, alkool dhe dyshime për helmim.

Sipas saj, deri tani është përjashtuar prania e lëndëve narkotike dhe alkoolit, por pritet rezultati i analizave toksikologjike. Ndërkohë që në fund theksoi se karkalecat që Dumani ka ngrënë atë ditë, ia kanë sjell familjarët. 

"Nuredin Dumani është ndjerë keq për disa orë me radhë dhe mjeket e burgut në bashkëpunim me strukturat e tjera është vendosur për shkak se ai kishte rrahje të forta të zemrës dhe probleme me frymëmarrjen që kishte çuar në gjendje të fikti. Duke u ndodhur në një situatë të tillë mjekët kanë vendosur që ai të transferohet, sepse për transferimin e tij nga paraburgimi që mbahet i veçuar, pra 41 bissi i dikurshëm është shndërruar në strehën e të penduarve. Fillimisht ishte planifikuar të shkonin njerëz të botës së krimit, por duke qenë se ka të penduar të drejtësisë jeta e të cilëve rrezikohet janë vendosur 13 të penduar në këtë sistem.

Dumani  në momentin e parë ka shkuar i ndërgjegjshëm, është pyetur nga mjekët për ushqimin dhe më pas është dërguar në repartin e kardiologjisë për dy arsye, e para se shfaqte probleme me zemrën dhe e dyta disa vite më parë ai është operuar nga zemra.

Është vendosur nga mjekët e IML që të merren disa analiza, nëse ishte nen efektin e lëndë narkotike, ishte nën efektin e alkoolit dhe janë marrë disa analiza specifike nën dyshimet për një helmim të mundshëm. Deri tani  është konfirmuar që nuk ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike dhe nën efektin e alkoolit, por nuk ka ardhur analiza toksikologjike.

Mjeket kanë dhënë se duke qenë se nuk ka nevojë për ndërhyrje kardiokirurgjike duhet të kthehet në qeli. Po ashtu ka një hetim të brendshëm nga drejtoria e burgjeve dhe ministria e Drejtësisë. Është e vërtetë se ka marrë prodhime deti nga familjarët. Ama di të them se nëse konfirmohet se është helmuar do të jetë ngjarjet më të rënda dhe rasti i parë drejtoria për mbrojtjen e dëshmitarëve ka ceduar," tha Lala.

klodiana lala

Sondazh

Poll