Kërkohet shtyrja e afatit për miratim të buxheteve komunale në Kosovë
KOSOVË- Asociacioni i Komunave të Kosovës i ka nisur një kërkesë ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati...
Sipas ambasadorit Uran Ferizi, Nigel Farage tregoi mirëkuptim kur i dëgjoi këto dhe gatishmëri për t’i rishikuar statistikat.
BRITANI- Ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, Uran Ferizi ka zhvilluar një takim me Nigel Farage, lidhur me deklaratat e këtij të fundit për emigrantët shqiptarë. Takimi është konfirmuar për Top Channel nga vetë ambasadori Uran Ferizi i cili tha se pati një bisede informale në zyrën e Farage ku i tha se: “Është krejtësisht e pavërtetë, dhe megjithatë po përsëritet në GB News dhe nga politikanët tuaj”.
Ambasadori Ferizi, i cili po merr pjesë në konferencën e Reform UK, është shprehur më tej se "e ndërmora këtë veprim sepse po shtrembërohen statistikat zyrtare, të cilat merren dhe përdoren për të nxjerrë pretendime krejtësisht të ndryshme, që nuk i afrohen realitetit.”
Sipas ambasadorit Uran Ferizi, Nigel Farage tregoi mirëkuptim kur i dëgjoi këto dhe gatishmëri për t’i rishikuar statistikat.
“Gjithashtu, theksova se shqiptarët janë një shembull i shkëlqyer i njerëzve që integrohen mirë në Britani. Ata punojnë shumë, mësojnë gjuhën, zakonet dhe rregullat e vendit. I thashë se ishte thellësisht e padrejtë për një vend që krenohet me ndershmërinë e vet, dhe ai duket se e vlerësoi këtë.” ka thënë ambasadori Ferizi në takimin me babain e Brexit Nigel Farage i cili vijon të ketë një ftesë të hapur prej Edi Ramës për të vizituar Shqipërinë.
Ndërkohë ditën e sotme, Nigel Farage nga partia Reform UK ka zbuluar planet për drekën me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Dreka pritet që të mbahet në vendin tonë, pas disa javësh, sipas fjalimit që Farage mbajti përpara anëtarëve të partisë që drejton. Dreka pritet që të mbahet pas ftesës që Rama i bëri Farage disa muaj më parë. Por gjatë fjalës së tij, Farage ka bërë dhe një provokim, duke thënë se rrugës për të Shqipëri mund të mbush avionin me kriminelë shqiptarë që t'i deportojnë ata këtu.
“Ne do të deportojmë kriminelë të huaj. Do të shkoj për drekë pas disa javësh me kryeministrin e Shqipërisë. Mund të rezervoj një avion shumë të madh dhe të marr një ngarkesë me vete, nuk jam i sigurt ende. Ne do ta ndalojmë atë që është një kërcënim për sigurinë tonë kombëtare, atë që është një rrezik për vajzat dhe gratë në rrugët tona. Ne do t'i ndalojmë anijet dhe do t'i ndalojmë e deportojmë ata që hyjnë ilegalisht në vendin tonë, duke bërë atë që bën pothuajse çdo vend normal në të gjithë botën", u shpreh Farage.
Si ndodhën replikat me Ramën?
Pak muaj më parë kryeministri Rama dhe deputeti britanik kanë replikuar në rrjetet sociale, pasi ky i fundit deklaroi se "një në 50 shqiptarë në Britani janë në burg" dhe bëri thirrje për riatdhesimin e tyre të menjëhershëm. Nigel e quajti udhëheqësin shqiptar "një gjigant burrëror" që e udhëheq Shqipërinë si kryeministri i saj socialist, ndërsa kritikoi politikat e Britanisë për imigracionin. Kritikat e Ramës ndaj Britanisë u shfaqën gjatë një interviste me The Guardian, ku ai paralajmëroi se plani i Sir Keir Starmer për të dërguar azilkërkuesit e dështuar jashtë vendit tregon se Britania pas Brexit është në "një vend shumë të errët".
Kryeministri shqiptar tha se Britania po “kërkonte vende për të lënë emigrantët”, një koncept që ai pretendoi se do të kishte qenë i paimagjinueshëm një dekadë më parë. Ai argumentoi se Brexit-i e kishte ndryshuar rrënjësisht diskursin publik britanik, duke thënë: Tetëdhjetë përqind e gjërave që thuhen, shkruhen ose pranohen si pjesë normale e diskursit në Britaninë e sotme janë gjëra që [para Brexit-it] do të kishin qenë krejtësisht të papranueshme, krejtësisht qesharake, krejtësisht të turpshme. Nigel akuzoi Ramën për hipokrizi, duke iu referuar negociatave të vetë Shqipërisë për të pranuar emigrantë nga vende të tjera./Dosja.al
KOSOVË- Asociacioni i Komunave të Kosovës i ka nisur një kërkesë ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati...
Pamjet TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje të tjera nga lirimi i hapësirave publike në Tiranë. Teksa ka pub...
Nigel Farage dhe Edi Rama ANGLI- Nigel Farage nga partia Reform UK ka zbuluar planet për drekën me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Dreka pritet ...
Genta Vangjeli TIRANË- Partia Demokratike ka nxjerrë në dritë takimet e shumta të Alex Soros me Kryeministrin shqiptar Edi Ra...
john schnidler TIRANË- Gazetari dhe analisti i njohur amerikan, John R. Schindler, ka komentuar mbrëmjen e sotme raportin e Departamentit amerika...
foto ilustruese PRISHTINË- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë të premten se ndihet e “shqetësuar” ...
albin kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shfaqur i tensionuar pas një pyetje nga një gazetare gjatë...
Gjykata Kushtetuese KOSOVË- Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme përmes së cilës ua ndalon ...
Benet Beci ne banjot e shkolles SHKODËR- Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci ka inspektuar punimet në shkollën Ndre Mjeda vetë...
Gazment Bardhi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas publikimit të dhënave të reja nga DASH lidhur ...