Politike

"Takime dhe lidhje konfidenciale"/ PD: A e ka kthyer Edi Rama Shqipërinë si ‘zonë të sigurtë’ për Sorosin

Gjatë një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD-së Genta Vangjeli ka theksuar se frekuenca e lartë e dokumentimit të këtyre kontakteve përmes fotove dhe postimeve është e pazakontë dhe tregon një raport të ngushtë “vëllazëror” mes tyre.

6 Shtator 2025, 10:53 Nga I.A
"Takime dhe lidhje konfidenciale"/ PD: A e ka kthyer Edi Rama
Genta Vangjeli

TIRANË- Partia Demokratike ka nxjerrë në dritë takimet e shumta të Alex Soros me Kryeministrin shqiptar Edi Rama. Gjatë një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD-së Genta Vangjeli ka theksuar se frekuenca e lartë e dokumentimit të këtyre kontakteve përmes fotove dhe postimeve është e pazakontë dhe tregon një raport të ngushtë “vëllazëror” mes tyre.

Sipas PD-së ndryshe nga figura të tjera të huaja, Alex Soros ka zgjedhur ta publikojë rregullisht marrëdhënien me Kryeministrin, duke shpërndarë foto dhe momente nga takimet e tyre. PD kërkon që këto takime, fluturimet e Soros drejt Shqipërisë dhe qëllimet e tyre të hetohen zyrtarisht.

Deklarata e Plotë:

Ndryshe nga çdo figurë tjetër e huaj, Alex Soros ka zgjedhur ta dokumentojë vazhdimisht raportin me Kryeministrin shqiptar, duke publikuar foto dhe momente nga takimet me të.

Pakrahasimisht me çdo personalitet tjetër frekuenca e fotove të publikuara nga takimet me Ramën tregon vetëm një pjesë të kontakteve ndërmjet tyre.

Edhe pse në përqindje shumë më të ulët sesa takimet e tyre reale, frekuenca e fotove të publikuara nga vetë Soros me Ramën është jo vetëm e pazakontë, por tregues i konfidencës ‘vëllazërore’ siç e quan Alex në postimet e tij.

Nga të dhënat e publikuara, vetëm në vitet e fundit rezulton se Alex Soros ka zhvilluar takime të shumta me Kryeministrin Rama, përfshirë:

• 2021: pushimet, edhe në shoqërinë e KM Rama, gjatë korrikut deri më 2 shtator, si dhe një tjetër takim më 13 nëntor;

• 2022: takime më 9 qershor, 25 gusht, 4 shtator, 23 shtator, 12 nëntor;

• 2023: takime më 17 shkurt, 21 maj, 4 korrik, 3 shtator, 21 shtator, 10 nëntor;

• 2024: takime më 24 janar, 19 shkurt, 5 mars, 18 maj, 8 korrik, 29 gusht, 28 shtator;

• 2025: takime të dokumentuara më 23 janar, 17 shkurt dhe në qershor.

Aleks Soros denoncimi i PDDoënload
Nga këto publikime, del qartë se Alex Soros disa herë në vit, me kohëzgjatje të pazakontë, takohet me Kryeministrin Rama, shpesh në Shqipëri, ku sipas tij, përfundimi i sezonit veror pranë ‘vëllait të tij’ Edi Rama është kthyer tashmë në traditë.

Partia Demokratike kërkon që të hetohen zyrtarisht këto takime, fluturimet e Alex Soros drejt Shqipërisë, arsyet e vërteta të tyre, si dhe çdo veprim i ndërmarrë nga këto kontakte.

Ka zëra që flasin për mundësimin nga Edi Rama të takimeve konfidenciale të Soros, duke përdorur Shqipërinë si një vend të sigurt e të fshehtë, larg syve të mediave dhe shërbimeve ndërkombëtare të inteligjencës.

Ciladoqoftë e vërteta, ajo duhet zbardhur, sidomos tani në dritën e akuzave të Presidentit Trump kundër Soros dhe kërkesës që të hetohet sipas Aktit RICO në Shtetet e Bashkuara.

PD përsërit thirrjen për FBI që, në kuadër të hetimeve në Amerikë të përfshijë edhe aktivitetin e George e Alex Soros në Shqipëri.

genta vangjeli alex soros

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll