"Takime dhe lidhje konfidenciale"/ PD: A e ka kthyer Edi Rama Shqipërinë si ‘zonë të sigurtë’ për Sorosin
Genta Vangjeli TIRANË- Partia Demokratike ka nxjerrë në dritë takimet e shumta të Alex Soros me Kryeministrin shqiptar Edi Ra...
Dreka pritet që të mbahet në vendin tonë, pas disa javësh, sipas fjalimit që Farage mbajti përpara anëtarëve të partisë që drejton.
ANGLI- Nigel Farage nga partia Reform UK ka zbuluar planet për drekën me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Dreka pritet që të mbahet në vendin tonë, pas disa javësh, sipas fjalimit që Farage mbajti përpara anëtarëve të partisë që drejton.
Dreka pritet që të mbahet pas ftesës që Rama i bëri Farage disa muaj më parë. Por gjatë fjalës së tij, Farage ka bërë dhe një provokim, duke thënë se rrugës për të Shqipëri mund të mbush avionin me kriminelë shqiptarë që t'i deportojnë ata këtu.
“Ne do të deportojmë kriminelë të huaj. Do të shkoj për drekë pas disa javësh me kryeministrin e Shqipërisë. Mund të rezervoj një avion shumë të madh dhe të marr një ngarkesë me vete, nuk jam i sigurt ende. Ne do ta ndalojmë atë që është një kërcënim për sigurinë tonë kombëtare, atë që është një rrezik për vajzat dhe gratë në rrugët tona. Ne do t'i ndalojmë anijet dhe do t'i ndalojmë e deportojmë ata që hyjnë ilegalisht në vendin tonë, duke bërë atë që bën pothuajse çdo vend normal në të gjithë botën", u shpreh Farage.
Si ndodhën replikat me Ramën?
Pak muaj më parë kryeministri Rama dhe deputeti britanik kanë replikuar në rrjetet sociale, pasi ky i fundit deklaroi se "një në 50 shqiptarë në Britani janë në burg" dhe bëri thirrje për riatdhesimin e tyre të menjëhershëm. Nigel e quajti udhëheqësin shqiptar "një gjigant burrëror" që e udhëheq Shqipërinë si kryeministri i saj socialist, ndërsa kritikoi politikat e Britanisë për imigracionin. Kritikat e Ramës ndaj Britanisë u shfaqën gjatë një interviste me The Guardian, ku ai paralajmëroi se plani i Sir Keir Starmer për të dërguar azilkërkuesit e dështuar jashtë vendit tregon se Britania pas Brexit është në "një vend shumë të errët".
Kryeministri shqiptar tha se Britania po “kërkonte vende për të lënë emigrantët”, një koncept që ai pretendoi se do të kishte qenë i paimagjinueshëm një dekadë më parë. Ai argumentoi se Brexit-i e kishte ndryshuar rrënjësisht diskursin publik britanik, duke thënë: Tetëdhjetë përqind e gjërave që thuhen, shkruhen ose pranohen si pjesë normale e diskursit në Britaninë e sotme janë gjëra që [para Brexit-it] do të kishin qenë krejtësisht të papranueshme, krejtësisht qesharake, krejtësisht të turpshme. Nigel akuzoi Ramën për hipokrizi, duke iu referuar negociatave të vetë Shqipërisë për të pranuar emigrantë nga vende të tjera./Dosja.al
Genta Vangjeli TIRANË- Partia Demokratike ka nxjerrë në dritë takimet e shumta të Alex Soros me Kryeministrin shqiptar Edi Ra...
john schnidler TIRANË- Gazetari dhe analisti i njohur amerikan, John R. Schindler, ka komentuar mbrëmjen e sotme raportin e Departamentit amerika...
foto ilustruese PRISHTINË- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë të premten se ndihet e “shqetësuar” ...
albin kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shfaqur i tensionuar pas një pyetje nga një gazetare gjatë...
Gjykata Kushtetuese KOSOVË- Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme përmes së cilës ua ndalon ...
Benet Beci ne banjot e shkolles SHKODËR- Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci ka inspektuar punimet në shkollën Ndre Mjeda vetë...
Gazment Bardhi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas publikimit të dhënave të reja nga DASH lidhur ...
Pamjet QUKËS- Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjis&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në konferencë me gazetarët për dosjen "McGonigal" t...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka theksuar se dokumentimi dhe vërtetimi i të gjitha shkeljeve të r...