Politike

Benet Beci publikon pamjet nga shkolla Ndre Mjeda, tualetet pa asnjë privatësi, komentuesit: Si mund të shkojnë fëmijët në banjo të tilla

Siç shihet dhe në foton e publikuar nga vetë Beci, tualeti në këtë shkollë nuk është i ndarë, por janë disa WC rresht në ngjitura në mur.  

5 Shtator 2025, 14:05 Nga I.A
Benet Beci publikon pamjet nga shkolla Ndre Mjeda, tualetet pa asnjë
Benet Beci ne banjot e shkolles

SHKODËR- Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci ka inspektuar punimet në shkollën Ndre Mjeda vetëm pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor. Por një detaj që është kapur nga fotot që Beci ka publikuar në Facebook, është fakti që kjo shkollë nuk ka asnjë privatësi në tualete.

Siç shihet dhe në foton e publikuar nga vetë Beci, tualeti në këtë shkollë nuk është i ndarë, por janë disa WC rresht në ngjitura në mur.  

Postimi i Plotë:

Në kantierin e punimeve të shkollës “Ndre Mjeda”. Tashmë kanë mbetur vetëm detajet e fundit, që shkolla e rikonstruktuar plotësisht të jetë gati dhe të hapë dyert për nxënësit me nisjen e vitit të ri shkollor.

Ky detaj është kapur dhe nga komentuesit, të cilët e kanë kryqëzuar me komente Becin, për shkak të mungesës së privatësisë në tualete. 

Disa nga komentet e qytetarëve:

Shikoni banjon njeher zoteri se ashtu a tmerr pa dyer nuk a dhom zhveshje ta beni me ndarje si ne palester po a banjo vend personal pa dyer nuk lihet sidomos me ket brez qe per cdogje bullizojn njeri tjetrin per pjeset tjera ju lumshin duart

O zoteri si shkojn fmija ne banjo keshtu pa dyr me e pa njeri tjetrin si e bajn ???? O zoteri as per djemt as per vajzat nuk a bukur keshtu. Po.e bajn fmija neper klasa se nbanjo pa dyr hera e par qe shoh.

Besoj se banjot duhen n’dare sepse ndollin bullizime shume, dhe shkolla duhet ti parandaloj bullizimet, dhe jo ti shtoj ato…

A hyjn nga 10 pernjëherësh aaa

Ca kjo banjo mr

Benet Beci publikon pamjet nga shkolla Ndre Mjeda, tualetet pa asnjë
Komentet

benet beci

Sondazh

Poll