Politike

Analisti amerikan: Raporti i DOJ për çështjen McGonigal vetëm fillimi i transparencës! Duçka, strumbullari mes pistës shqiptare dhe asaj kineze

Ai tha se ky raport i DOJ është vetëm fillimi i transparencës për çështjen e ish-agjentit të FBI-së dhe lidhjet e tij me qeverinë shqiptare e oligarkët e Kremlinit.

5 Shtator 2025, 20:53 Nga r.ll
Analisti amerikan: Raporti i DOJ për çështjen McGonigal
john schnidler

TIRANË- Gazetari dhe analisti i njohur amerikan, John R. Schindler, ka komentuar mbrëmjen e sotme raportin e Departamentit amerikan të Drejtësisë(DOJ) për Charles McGonigal dhe lidhjet me qeverinë shqiptare. 

Në një lidhje për Syri Tv, ai tha se ky raport i DOJ është vetëm fillimi i transparencës për çështjen e ish-agjentit të FBI-së dhe lidhjet e tij me qeverinë shqiptare e oligarkët e Kremlinit. Schnidler tha se Dorian Duçka është "strumbullari mes pistës shqiptare dhe asaj kineze", të cilat tha se janë të lidhura me njëra-tjetrën.

“Departamenti i Drejtësisë e ka publikuar këtë dosje dhe është një dosje shumë e rëndësishme ku pranohet haptas për herë të parë nga FBI dhe qeveria amerikane se korrupsioni i McGonigal kishte një ndikim mbi Shqipërinë edhe në marrëdhëniet e SHBA me Rusinë. Është një nga skandalet më të mëdha të FBI-së.

Mendoj se raporti i Inspektorit të Përgjithshëm është fillimi i transparencës për çështjen McGonigal dhe jo fundi. Raporti shkon përtej asaj që dinim më parë dhe diskuton se sa thellë ka qenë i implikuar McGonigal me qeverinë shqiptare dhe oligarkët e Kremlinit. FBI duket se e pranon hapur.

Sikurse e theksuat edhe ju, ka tre pista apo tre linja në historinë e McGonigal. Një që lidhet me Pekinin, një me Moskën dhe një me Tiranën. Zoti Duçka është strumbullari mes pistës shqiptare dhe asaj kineze. Dhe në fakt janë dy pista që lidhen ngushtë me njëra-tjetrën dhe është vështirë t’i ndajmë nga njëra-tjetra.

Ajo çka është më e rëndësishme në këtë raport është se e pranon se McGonigal vazhdonte të punonte si një oficer i kundërinteligjencës së FBI-së, i përfshirë në korruspion, në shitjen e sekreteve amerikane, në shitjen e influencës së zyrës së tij në Tiranë, në Pekin dhe në Moskë,” tha Schindler.

john schnidler charles mc gonigal

Sondazh

Poll