Politike

"Po flet për News24, nuk mund të grabisësh kompjuterët e gazetarëve", Rama: Asgjë nuk është grabitur, godina është e KAYO-s

Teksa po flisnin për prodhimin e dronëve në Shqipëri dhe godinave që do vihen në dispozicion për këtë, gazetari Blendi Fevziu tha se në rastin e News, nuk mund të merren dhe grabiten kompjuterat e gazetarëve.

4 Shtator 2025, 22:33 Nga r.ll
"Po flet për News24, nuk mund të grabisësh kompjuterët
intervista

TIRANË- Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme në intervistën për Opinion preku dhe çështjen e bastisjes së zyrave të News24. 

Teksa po flisnin për prodhimin e dronëve në Shqipëri dhe godinave që do vihen në dispozicion për këtë, gazetari Blendi Fevziu tha se në rastin e News, nuk mund të merren dhe grabiten kompjuterat e gazetarëve.

Rama tha se News24 nuk i është grabitur asnjë godinë, ndërsa shtoi se ajo godinë është KAYO-s që sipas tij është faza e rilindjes ushtarake. 

Pjesë nga intervista

Rama: Pandemi dhe tërmeti na bënë një frenim, ne kemi hyrë në një fazë tjetër. Në samitin e NATO-s, që është niveli më i lartë i sigurisë në botë, ne do ta mbrojmë territorin e Tiranës me dronët e prodhimit shqiptar.

Fevziu: Ne. Do e lëmë Trumpin në dorë në sigurinë e dronëve tonë? Merri më mirë Amerikën se do na fëlliqësh.

Rama: Mbaje mend. Se ti ke të mirën që e mban. Nuk bien dronët. Nuk do nisen me fjalët tona. Do prodhohen këtu. Këtu do prodhohen shumë gjëra Fevzi, por kur ndodh diçka që ka të bëjë me një godinë dhe kthehet në një histori për lirinë e fjalës, askush nuk thotë po mirë mo ça u duhet kjo godina, po kjo godina tjetër?

Fevziu: Po flet për historinë e Neës24, nuk mund të marrësh dhe të grabisësh kompjuterët e gazetarëve.

Rama: Po lëre mo lëre.

Fevziu: Me godinën mund të kesh raporte kontraktuale por jo me gazetarët.

Rama: Nuk ka lidhje kjo. Asgjë nuk është grabitur. Ça u duhet kjo godina, po kjo godina tjetër? Ça është kjo KAYO, e gjithë kjo është faza e lindjes së një, ose e rilindjes po të themi sepse kemi patur institucione ushtarake, por e shkatërruam. Jemi në fazën e rilindjes tonë ushtarake. Po të them që ne do prodhojmë dronët që do të mbrojnë hapësirën, këtu do të jemi në 2027. Do i prodhojmë këtu në Shqipëri.

edi rama

Sondazh

Poll