Politike

Rama: Në Porto Palermo do lejohen vetëm tre ndërhyrje

Një prej këtyre ndërhyrjeve ishte dhe krijimi i një muzeu të Luftës së Ftohtë brenda tunelit në Porto Palermo. 

4 Shtator 2025, 21:19 Nga r.ll
Rama: Në Porto Palermo do lejohen vetëm tre ndërhyrje
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Ram u shpreh mbrëmjen e sotme se ndërtimet në bregdete do të pakësohen. Në intervistën për Opinion, Rama tha se në Porto Palermo do të lejohen vetëm tre ndërhyrje. Një prej këtyre ndërhyrjeve ishte dhe krijimi i një muzeu të Luftës së Ftohtë brenda tunelit në Porto Palermo. 

Rama: Në Porto Palermo do bëjmë vetëm tre ndërhyrje. Një na ka ardhur nga një çift që jeton dhe punon atje, vetëm për të restauruar dhe pastruar kabinat e tyre atje. Një tjetër për muzeun e Luftes së ftohtë, që ndodhet në tunel. Një ndërhyrje për të bërë muzeun e Luftës së Ftohtë në tunel dhe një ndërhyrje ndoshta më pas për baraket në pjesën ushtarake, por pa ndërtuar resorte, vila. Mund të shtohet ndonjë sipërfaqe në funksion të tyre. Do dalim me gjëra konkrete për ato që do të bëhen më pas.

 

edi rama

Sondazh

Poll