Politike

Rama: Në 2027 dronët "Made in Albania" do të monitorojnë samitin e NATO-s!

 Ai tha se prodhimi do të bëhet në Shqipëri me partnerë të huaj.

4 Shtator 2025, 21:41 Nga r.ll
Rama: Në 2027 dronët "Made in Albania" do të
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar mbrëmjen e sotme se në Shqipëri do të prodhohen dronë. Rama tha për Opinion se në samitin e NATO-s në vitin 2027, qielli i Tiranës do të monitorohet nga dronët "Made in Albania". Ai tha se prodhimi do të bëhet në Shqipëri me partnerë të huaj.

Rama: Po të them këtë gjë. Në samitin e NATO-s që është niveli më i lartë i sigurisë në botë do ta mbrojmë territorin e Tiranës me dronët e prodhimit shqiptar. Të ftuarit nuk do të nisen me fjalët tona, ata do t’i shohin dronët njëherë. Do prodhohen këtu.

edi rama

Sondazh

Poll