4 Shtator 2025, 21:05
Nga r.ll
intervista
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur mbrëmjen e sotme se instalacioni "Parku Eden" i ndërtuar brënda Kryeministrisë është një investim shtetëror. Rama tha në intervistën për Opinion se ndërtimi i tij ka kushtuar më pak se sa vlen dhe thotë se është një vlerë e shtuar për vendin.
Ai shton se pas përfundimit kjo strukturë do t'i jetë në dispozicion të punonjësve të kryeministrisë dhe publikut kur të jetë e nevojshme. Rama e ka konsideruar buxhetin për ndërtimin e tij si një shpenzim të papërfillshëm në krahasim me vlerën që sjell.
"Parku "Eden" brenda Kryeministrisë ka kushtuar shumë herë më pak se sa vlen. Kjo është dera që hapet për miqtë që na vizitojnë dhe mundësia për t’i pritur në një atmosferë dhe në kushte që tregojnë dinjitet dhe tregojnë se çfarë vizioni kemi ne për këtë vend është një vlerë e madhe e shtuar. Përputhet gjithmonë e më shumë me shumë realitete në Shqipëri. Ka shumë realitete në Shqipëri që kanë ndryshuar.
Natyrisht që të bëhet e gjitha kështu do dojë kohën e vet, por edhe njëherë, janë shpenzime të papërfillshme në krahasim me vlerën e shtuar që krijojnë dhe në krahasim me çfarë na sjellin më pas. Ndërtimi është investim shtetëror.
Të mikpresësh këtu presidentin e Emirateve të Bashkuara, bashkë me ministrat kryesorë të Emirateve të Bashkuara dhe ne e dimë shumë mirë se çfarë kanë bërë ata dhe çfarë bëjnë ata çdo ditë me zhvillimin dhe të ndihesh mirë kur sheh që interesohen për mënyrën si është ndërtuar, për qasjen që ka, për të qenit një strukturë, e cila reflekton edhe simbolikën e kohës, që është përpjekja për të pasur më shumë natyrë, më shumë gjelbërim, më shumë atmosferë, harmoni me natyrën në mes të qytetit është diçka që të bën të ndihesh mirë për Shqipërinë. Ky nuk është oborri i shtëpisë sime, ky është një park inovativ, i cili do t’i shërbejë të gjithë kryeministrave më pas dhe do jetë një vlerë e kësaj godine shumë e shtuar”, tha Rama.
edi rama parku eden
Politike
4 Shtator 2025, 20:31
r.ll
charles mcgonigal
TIRANË- Investigimi i publikuar nga Departamenti i Drejtësisë Amerikane (DOJ) për ish-agjentin e lartë t&eu...
Politike
4 Shtator 2025, 20:18
r.ll
pamje nga takimet
KOSOVË- Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar dhe ai i Bashkimit Evropian në Prishtinë e kanë takuar t&e...
Politike
4 Shtator 2025, 19:56
r.ll
rama, mcgonigal
TIRANË- Investigimi i publikuar nga Departamenti i Drejtësisë Amerikane (DOJ) për ish-agjentin e lartë të FBI...
Politike
4 Shtator 2025, 19:38
r.ll
mcgonigal, rama
TIRANË- Departamenti i Drejtësisë Amerikane (DOJ) ka publikuar ditën e sotme investigimin për Charles McGonig...
Politike
4 Shtator 2025, 18:16
r.ll
selia e pd
TIRANË- Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ditën e sotme e së enjtes ankimin e koalicionit PD-ASHM për certifikimin e rezulta...
Politike
4 Shtator 2025, 18:09
r.ll
charles mcgonigal
SHBA- Departamenti i Drejtësisë Amerikane (DOJ) ka publikuar ditën e sotme investigimin për Charles McGonigal, k...
Politike
4 Shtator 2025, 17:52
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, dhe disa ambasadorë të vende...
Politike
4 Shtator 2025, 17:43
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë sërish pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. Me anë të nj...
Politike
4 Shtator 2025, 16:43
r.ll
bashkia tepelene
TEPELENË- Drejtori i Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, Lorenc Bami ka refuzuar të japë dor...
Politike
4 Shtator 2025, 15:10
foo ilustruese
TIRANË- Shqipëria vazhdon të renditet ndër vendet më të korruptuara në Ballkan, duke ardhur pas vendeve f...